Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

“Trajneri nuk më lejoj të luaj për Francën” – Mbappe shpalos të gjitha

08/12/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin francez Clique TV, aty ku ka prekur një sërë temash.

Që prej se u bë pjesë e Real Madridit, Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes në mediumet kryesore në Spanjë dhe jashtë vendit, për çështje brenda dhe jashtë futbollit.

Sidoqoftë, pati një rast kur gjërat shkuan aq larg sa që Mbappe u lidh me një rast dhunimi gjatë kohës sa ishte në pushime në Suedi, si dhe u tha qe ka probleme mendore.

Për të gjitha këto që u thanë në media, Mbappe më në fund i ka sqaruar që të gjitha.

“A jam i lumtur? Shumë, shumë i lumtur. Spanja është një shtet i mrekullueshëm dhe njerëzit janë shumë mikpritës”.

“Njerëzit thonë se jam në depresion dhe i mbaruar? Unë nuk i ndjekë ato që thonë me të vërtetë, është familja ime dhe miqtë që i dëgjojnë. Kështu që është e mërzitshme kur i sheh njerëzit e tu të afërt që preken nga këto”, ka thënë Mbappe fillimisht.

“Unë nuk jam një robot, jam një njeri me frikë, me dyshime dhe me dobësi. Njerëzit e shohin vetëm futbollin dhe thonë ‘ai është i mirë’ ose ‘ai është i keq’ dhe kaq”.

“Rasti i Suedisë? Unë nuk jam i informuar për asgjë, qeveria suedeze nuk më ka kontaktuar mua, unë vetëm shoh gjëra në media, njësoj si ju”.

“Unë kurrë nuk kam qenë i prekur nga rasti i Suedisë, sepse nuk ndihem i përfshirë fare në të. Nëse policia suedeze më thërret? Do të shkojë, natyrisht”, deklaroi francezi.

“Unë i kërkova Deschamps që të mos më ftonte tek Franca, sepse sapo kisha mbërritur në Madrid dhe nuk ndihesha në 100 për qind. Nuk kisha madje as pushim”.

“Arsyeja pse nuk u ftova tek Franca në nëntor? Ky është vendim i trajnerit. Nuk mund t’iu them pse. Më vjen keq. Nëse ai dëshiron ta thotë, mund ta thotë, por unë nuk kam të drejtë”.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar që të luajë për Madridin. Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë”.

“Real Madridi më priti mua si një mbret, ani pse nuk kam bërë asgjë për ta. Ishte e pabesueshme, me të vërtetë”.

“Fillimi i sezonit? Nuk ka qenë fillimi më i mirë individualisht ose kolektivisht, por ne jemi ende këtu. Ne ende po luftojmë për çdo titull. Por në Madrid, gjëja më e rëndësishme është pjesa e dytë e sezonit”, përfundoi ai.

Previous Post

Zhvillimet në Siri, Biden do të takohet me ekipin e sigurisë kombëtare

Next Post

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon Elon Musk në Paris

Related Posts

Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Sport

13 të lënduar pasi makina përplasi turmën në ndeshjen Barcelona-Espanyol

16/05/2025
Maqedoni

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Sport

Emri “Allianz” hiqet nga stadiumi i Mynihut, ka të bëjë me UEFA Champions Leaguen

15/05/2025
Sport

Barcelona planifikon shitjen e tetë lojtarëve këtë verë, një nga yjet e saj kryesorë në listë

14/05/2025
Next Post

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon Elon Musk në Paris

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk