Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Stoltenberg: Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi

09/02/2023
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ekzistojnë parakushte që në Azi të shpërthejë një konflikt sipas modelit ukrainas, duke akuzuar Kinën për militarizimin dhe afrimin me Rusinë.

“Ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”, tha Stoltenberg në Uashington, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, në Pekin po monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës në Ukrainë dhe po nxjerrin mësime që mund të ndikojnë në vendimet e tyre në të ardhmen.

Stoltenberg shtoi se aleatët e NATO-s janë “realisht të shqetësuar” për atë që po ndodh në rajonin e Azisë, gjë që u diskutua në takim në Uashington.

“Kina po rrit ndjeshëm forcat e saj ushtarake, përfshirë ato bërthamore, pa asnjë transparencë. Ajo përpiqet të kontrollojë Detin e Kinës Jugore, kërcënon Tajvanin, tenton të marrë kontrollin e infrastrukturës kritike, duke përfshirë vendet e NATO-s, shtyp popullsinë e saj dhe shkel të drejtat e njeriut”, numëroi disa nga gjetjet Stoltenberg.

Gjithashtu vuri në dukje se Kina po thellon vazhdimisht marrëdhëniet e saj me Rusinë, gjë që është një shqetësim i veçantë për NATO-n.

Stoltenberg po qëndron në Shtetet e Bashkuara përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt. /Telegrafi/

Previous Post

Ten Hag i lumtur që punon me Jadon Sanchon: Është një lojtar i shkëlqyer

Next Post

Xhaferi: Të hënën mund të mbahet seanca për Qeverinë e re

Related Posts

Botë

SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

13/05/2025
Botë

Pakistani hedh poshtë akuzat e Indisë: Nuk e kemi shkelur marrëveshjen e armëpushimit

13/05/2025
Botë

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

12/05/2025
Botë

A janë ndarë? Obama u jep fund thashethemeve

12/05/2025
Botë

SHBA dhe Kina pajtohen për ulje të taksave për 115 për qind për 90 ditë

12/05/2025
Botë

Zelensky shprehet i gatshëm të takohet me Putinin

11/05/2025
Next Post

Xhaferi: Të hënën mund të mbahet seanca për Qeverinë e re

Qeveria jep pëlqim për furnizimin me insulinë dhe mjeteve tjera për periudhën 2025-2027

13/05/2025

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025

Nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk