Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

SkyShowtime: Serialet dhe filmat kryesor të majit

26/04/2023
SkyShowtime: Serialet dhe filmat kryesor të majit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SkyShowtime ndërthur argëtimin më të mirë nga studiot dhe tregimtarët më të mirë në botë. Me mijëra orë argëtim cilësor për gjithë familjen, ky shërbim do të ofrojë një përzgjedhje të pasur të serialeve dhe filmave më të shumëpritur në botë.
Premierat e serialeve
Czech it Out! (Spolu & hladoví)
I pasionuari i famshëm pas ushqimit, Lukash Hejlík, dhe vajza e tij adoleshente Klara Hejlíkova fillojnë një aventurë epike kulinare nëpër Çeki, për të zbuluar ushqimet, kulturën dhe argëtimin që ofron vendi i tyre. Duke vizituar vende me rëndësi gastronomike dhe historike, dyshja baba-bijë eksplorojnë vende unike ushqimi dhe fjetjeje në Moravi, Bohemi e më gjerë, ndërsa mësojnë më shumë për veten dhe njëri-tjetrin. Gjithçka e prezantuar në ditarin me ilustrime të udhëtimeve të Klarës, Czech It Out! Fton vendas e turistë të krijojnë një ide për Çekinë.
Hackerville
Kur gjurmohet një sulm piraterie në një bankë të madhe gjermane në Rumani, ekspertja e krimit kibernetik të BKA-së, Liza Metc (Ana Shumaher) dërgohet nga Frankfurti në Timishoara, qyteti i saj i lindjes, për të punuar me hetuesit vendas. Kur mbërrin në vendin nga i cili prindërit e saj ikën kur ishte fëmijë, Lizës i duket sa i njohur aq edhe i huaj. Për herë të parë në jetë, asaj i duhet të përballet edhe me të kaluarën e errët të familjes së saj.
A Town Called Malice
Ky koktej dehës i thrillerit të krimit dhe sagës familjare në fillim të viteve ‘80 ndjek Lordët, një familje ishgangsterësh të Londrës së Jugut që kanë rënë në fund të zinxhirit ushqimor kriminal dhe kjo nuk u pëlqen hiç. Kur arratisen për në Kosta del Sol në Spanjë, pas një beteje të një bande gangsterësh, Lordët kuptojnë që është një mundësi e artë për të rikrijuar vetveten dhe për të rifituar lavdinë e dikurshme.
Megjithatë, ata kalojnë aq shumë kohë duke luftuar me njëri-tjetrin, sa ç’luftojnë edhe me
kundërshtarët e tyre. Mirë se vini në Costa del Crime!
Fatal Attraction
Një riimagjinim i thellë i thrillerit psiko-seksual klasik dhe modelit kulturor të viteve ‘80, seriali i ri do të eksplorojë tërheqjen fatale dhe temat e përjetshme të martesës dhe tradhtisë përmes pikëpamjes së qëndrimeve moderne ndaj grave të forta, çrregullimeve të personalitetit dhe kontrollit detyrues. Me Xhoshua Xhekson në rolin e Dan Gallager dhe Lizi Kaplan në rolin e Aleks Forest.
Seriale në vazhdim
Grease: Rise of the Pink Ladies

Grease: Rise of the Pink Ladies me Mariza Davila në rolin e Xhejnsit, Çejenë Izabelë Uells në rolin e Olivias, Ari Notartomazo në rolin e Sinthias, Trisha Fukuhara në rolin e Nensit, Shanel Beijli në rolin e Hejzëllit, Medizon Tompson në rolin e Suzanës, Xhonatan Nivs në rolin e Riçit, Xhejzon Shmit në rolin e Badit, Maksuell Uitington-Kuper në rolin e Uollit dhe Xheki Hofman si Esti. Drejtori McGee. Seriali muzikor zhvillohet katër vjet përpara origjinalit Grease; në vitin 1954, përpara sundimit të rock ‘n’ roll, përpara se T-Birds të ishin më të këndshmet në shkollë, katër të përjashtuara e të mërzitura guxojnë të
argëtohen sipas kushteve të tyre, duke ndezur një panik moral që do të ndryshojë përgjithmonë Rydell High.
PAW Patrol
PAW Patrol është një serial parashkollor i llojit aksion-aventurë me imazhe të prodhuara nga kompjuteri, ku një grup prej gjashtë këlyshësh heroikë, udhëhiqen nga një djalë 10 vjeçar plot me njohuri për teknologjinë, i quajtur Rajder. Me një përzierje unike të aftësive për zgjidhjen e problemeve, automjete të lezetshme dhe humor fizik, PAW Patrol punon së bashku për të mbrojtur komunitetin e Adventure Bay. Që nga Marshalli, qeni zjarrfikës, te Çejsi, qenushja police, e deri te Skaj, e cila fluturon me helikopterin e saj, çdo qenush shfaq personalitet dhe aftësi unike në ekip, duke modeluar rëndësinë e punës në grup dhe qytetarisë së mirë.
Filma
A Quiet Place
Nëse ju dëgjojnë, ju gjuajnë. Në këtë thriller tmerrësisht rrëqethës, një familje duhet të jetojë jetën e saj në heshtje për të shmangur krijesat misterioze që gjuajnë, duke u bazuar në tinguj. Duke e ditur se edhe pëshpëritja apo hapi më i vogël mund të sjellë vdekjen, Evelina (Emili Blant) dhe Li (Xhon Krasinski) Aboti janë të bindur të gjejnë me çdo kusht një mënyrë për t’I mbrojtur fëmijët e tyre, ndërkohë që kërkojnë me dëshpërim një mënyrë për t’u kundërpërgjigjur.
Vengeance
Shkrimtari i shquar BiXhej Novak (The Office) bashkohet me studion virtuoze të filmave thriller Blumhouse Productions (Get Out dhe The Purge), për debutimin e tij të parë si regjisor, në lidhje me një gazetar-podkaster që udhëton nga Nju Jorku për në Teksas, për të hetuar vdekjen e ish-dashnores së tij.
Është një komedi e errët drithëruese me një trupë aktorësh yje, ku përfshihen Isa Rej, Ashton Kuçer, Bojd Holbruk, Xh. Smith-Kameron dhe Douv Kameron.

Previous Post

Borë në Mavrovë, shembje dheu në Dibër! Ja në cilat vende rekomandohet të keni kujdes gjatë vozitjes

Next Post

Frutat dhe perimet e konfiskuara shpërndahen në disa institucione edukuese dhe shëndetësore

Related Posts

Showbiz

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

13/05/2025
Showbiz

Po martohet Stresi?

13/05/2025
Showbiz

Shqipëria performon sot në skenën e Eurovisionit

13/05/2025
Showbiz

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

13/05/2025
Showbiz

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

12/05/2025
Showbiz

Pas “Bigut” Rozana rikthehet fuqishëm, gati dueti me dy këngëtarë

12/05/2025
Next Post
Frutat dhe perimet e konfiskuara shpërndahen në disa institucione edukuese dhe shëndetësore

Frutat dhe perimet e konfiskuara shpërndahen në disa institucione edukuese dhe shëndetësore

Nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave

13/05/2025

Ndalohet një grua nga Shkupi, mashtroi një person gjatë shitblerjes së një banese

13/05/2025

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk