Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Situata në gjyqsorë, takim LLoga-Ademi

05/05/2023
Situata në gjyqsorë, takim LLoga-Ademi
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u takua me Kryetaren e Gjykatës Supreme Besa Ademi dhe Kryetarin e Grupit Punues për përgatitjen e Strategjisë për reformimin e sektorit Gjyqësor, Akademikun Vllado Kambovski. Në takimin e mbajtur në Gjykatën Supreme, ata diskutuan për situatën në gjyqësor dhe tejkalimin e problemeve me të cilat përballen institucione të caktuara, përkatësisht Këshilli Gjyqësor. U konkludua se ngjarjet në Këshillin Gjyqësor janë në kundërshtim me angazhimet për pavarësinë dhe reputacionin e gjyqësorit, ndërtimin e besimit të publikut, si dhe rekomandimet në Raportet e Bashkimit Evropian dhe Departamentit Shtetëror Amerikan.

“Një nga zgjidhjet për përmirësimin e gjendjes në Këshillin Gjyqësor është miratimi urgjent i ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor në përputhje me Strategjinë për reformën e sektorit Gjyqësor. Ndryshimet legjislative duhet të synojnë rritjen e pavarësisë, ekspertizës dhe funksionalitetit të Këshillit Gjyqësor si një organ gjyqësor që duhet të sigurojë dhe garantojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me ndryshimet duhet të kapërcejnë të gjitha dobësitë e zgjidhjes ligjore, që krijuan probleme në zbatimin praktik dhe lanë hapësirë për interpretime të ndryshme. Në kuadër të grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë së re u theksua më parë nevoja për ndryshime urgjente ligjore dhe njëkohësisht u evidentuan problemet që krijohen në zbatimin e ligjit”, thuhet në përfundim të takimit.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Sesionit të Gjyqtarëve dhe Sesionit të Përgjithshëm, tashmë ka dorëzuar propozime për ndryshime urgjente legjislative në Grupin Punues për Strategjinë e re, por gjithashtu ka dorëzuar edhe Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar kushtetutshmërinë e dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor.

Previous Post

Premier League zbulon formacionin e sezonit 2022/23

Next Post

Shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi

Related Posts

Maqedoni

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Maqedoni

Ganiu: Bashkëpunimi qytetar për pastërti po jep rezultate

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik

16/05/2025
Biznes

Mexhiti: Investimet e huaja dhe partneritetet rajonale, themeli për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

16/05/2025
Next Post
Shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi

Shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025

Sunny Hill zbulon të gjithë artistët

16/05/2025

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk