Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Rokas: Gjyqësia duhet t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet për Grubin dhe Bexhetin

13/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me listën e zezë amerikane, ku janë vendosur ish zëvendës kryeministri Artan Grubi dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, tha se tani është me rëndësi që gjyqësia në vend t’i ndërmerr të gjitha aktivitetet e mundshme lidhur me këtë rast, por edhe me të gjitha rastet tjera, ku është i pranishëm korrupsioni në shtet.

“SHBA-ja ka ndërmarr hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, me vendosjen e ish zëvendës kryeministrit, Artan Grubi dhe gjyqtarit nga Gjykata e Apelit, Enver Bexheti në listën e zezë amerikane. Megjithatë, ajo që është me rëndësi është se gjyqësia në shtet duhet t’i ndërmarrë të gjitha aktivitetet jo vetëm lidhur me këtë rastin e fundit, por edhe me të gjitha llojet e korrupsionit, të cilat janë të pranishme, me qëllim që të kemi gjyqësi të pavarur”, tha Rokas.

Ai shtoi se BE-ja ka ndërmarrë aktivitete të rëndësishme dhe përpjekje për sigurimin e mekanizmave për përforcimin e gjyqësisë.

“Këtu mund ta përmendi misionin vlerësues të BE-së, i cili ka lëshuar 40 rekomandime për gjyqësinë në Maqedoninë e Veriut, ashtu që mendoj se më me rëndësi është që gjyqësia të bëhet trup i pavarur. Gjyqësia profesionale dhe e pavarur mbetet prioriteti për procesin e ardhshëm integrues të Maqedonisë së Veriut në BE. Me ekzistimin e gjyqësisë së pavarur, do të rritet besimi në shoqëri dhe shpresojmë se kjo do të ndodh shumë më shpejtë”, shtoi Rokas.

I pyetur për kontrollet, cilat po ndodhin në Këshillin gjyqësor, Rokas tha se Prokurporia publike duhet t’i bëjë të gjitha kërkimet e mundura në raste kur ekzistojnë dyshime për ekzistimin e korrupsionit në ndonjë institucion të caktuar.

“Mendoj se zyra e Prokurorisë publike çdoherë duhet ta ketë mundësinë që t’i bëjë të gjitha kërkesat e mundura në raste kur ekzistojnë dyshime për ekzistimin e korrupsionit në një institucion të caktuar. Pa dallim nëse bëhet fjalë për akte individuale ose të përgjithshme, në një shoqëri demokratike, Prokurorisë publike duhet t’i jepen në dispozicion të gjitha mekanizmat që të mund të bëjë hetim për korrupsion të mundshëm”, shtoi Rokas.

Euroambasadori sot gjendet për vizitë në Tetovë.

Previous Post

Mickoski: Nga 15 dhjetori fillon aksioni për shportën e fundvitit, e cila përfshin më shumë se 800 produkte

Next Post

Komuna e Tetovës me njoftim për qytetarët që do të vizitojnë Kodrën e Diellit

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Komuna e Tetovës me njoftim për qytetarët që do të vizitojnë Kodrën e Diellit

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk