Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Rama në KiE krahason Thaçin me Zelenskyn, kërkon tërheqjen e raportit të Dick Martyt

17/05/2023
Rama në KiE krahason Thaçin me Zelenskyn, kërkon tërheqjen e raportit të Dick Martyt
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i kërkon Këshillit të Europës të hapin rrugën për të tërhequr raportin famëkeq të trafikut të organeve, i sponsorizuar nga Putin për të njollosur Shqipërinë dhe Kosovën dhe bërjen e një raporti të ri.

Në sesionin “Të bashkuar rreth Europës” në Samitin e liderëve të Këshillit të Europës që po mbahet sot në Rekjavik të Islandës Rama e nisi fjalimin e tij duke hequr një paralele mes Ukrainës dhe Kosovës, Presidentit Zelensky dhe Hashim Thaçit. 10 vite më parë ishte Rusia dhe Putin që sponsorizoi raportin që po mban padrejtësisht në burg Hashim Thaçin dhe ish krerët e UÇK-së.

“Sot në këtë samit të KiE nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt UÇK dhe Hashim Thaçit nisi saktësisht në KiE nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të asaj kohe të këtij Këshilli, Federatës ruse. Presidenti, gjykohet nga një gjykatë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike por e mbështetur nga një raport i 2011 të KiE që në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësuesit e Putinit. Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u ngritën si pikënisje e një fushate kriminale njollosjeje të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama tha se Asambleja e Këshillit të Europës duhet t’i hapë rrugë tërheqjes së këtij raporti me qëllim që të mos përsëriten gabime të tilla historike në të ardhmen.

“Kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Dombas mu duk sikur pashë presidentin Zelensky 10 vite më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi akuza absurde. Prandaj Asambleja e Këshillit të Europës ka detyrimin moral të korrigjojë çdo gabim, dhe në këtë rast duhet ti hapë rrugën tërheqjen mbrasht të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e dyshuar të organeve nga UÇK. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot, do të ishte më keq sesa gabimi i rëndë që u bë 12 vite më parë kur shumë votuan me sy mbyllur atë raport të turpshëm”, tha Rama.

Në tetorin e 2022 Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin zotit Marty paraqitur ne Këshillin e Evropës në vitin 2011, i cili përmbante akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Mbi këtë raport u themelua Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë ku prej 2 prillit vijon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli e Rexhep Selimil. Ata janë nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Previous Post

Bastisje në Haraçinë dhe Hasanbeg, arrestohen disa persona

Next Post

Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Shqipëri

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

16/05/2025
Showbiz

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Shqipëri

Një 38-vjeçare vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

16/05/2025
Shqipëri

Europa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

16/05/2025
Next Post
Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike

Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk