Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike

17/05/2023
Osmani: OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës do t’i ruajnë parimet dhe vlerat e përbashkëta demokratike
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalën e tij, gjatë sesionit përmbyllës të Samitit të Katërt të Këshillit të Evropës (KE) të mbajtur në Rejkjavik të Islandës, Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se OSBE-ja dhe KE ndajnë vlera dhe parime të përbashkëta të ndërtuara me dekada – mbrojtjen e demokracisë dhe arritjet e multilateralizmit që janë minuar nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës.

““Të bashkuar për Evropë”, ashtu si titulli i sesionit, duhet të jetë edhe qëllimi i veprimit të mëtutjeshëm të këtyre dy organizatave të rëndësishme, të cilat e garantojnë arkitekturën evropiane të sigurisë që është e rrezikuar nga lufta në Ukrainë”, theksoi Osmani.

“Pasojat dhe shpenzimet nga kjo luftë ndjehen në të gjithë Evropën, rajonin e OSBE-së dhe më gjerë. Por, zgjedhja jonë është që t’i mbrojmë vlerat dhe angazhimet tona të përbashkëta demokratike përmes rrjetit tonë të parimeve dhe arritjeve, të krijuara pikërisht që ta mbrojmë të ardhmen tonë”, tha Osmani.

Prioriteti kryesor në punën tonë, shtoi Osmani, do të jetë lehtësimi i vuajtjeve të njerëzve të prekur nga lufta dhe konfliktet e tjera, që frikohen për jetën dhe ekzistencën e tyre.

“Jam i bindur se OSBE-ja ka shumë mekanizma që mund t’i ofrojë për tejkalimin e situatave në të gjitha rajonet dhe ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për këtë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për funksionalitetin e organizatës, për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe e gjithë kjo në koordinim me partnerët nga Këshilli i Evropës”, tha Osmani.

Në fjalimin e tij, Osmani iu referua përfitimeve të Maqedonisë së Veriut nga anëtarësimi në OSBE dhe Këshillin e Evropës. Të kryesohet me OSBE-në në këto kohëra të sfidave të mëdha do të thotë se ne kemi kapacitete të kontribuojmë në promovimin e lirive themelore, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës, theksoi Osmani.

Në margjinat e Samitit në Rejkjavik, Osmani zhvilloi takime bilaterale me Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom dhe me Përfaqësuesin Special britanik të Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në kushte të Konflikteve dhe Ministrin për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Jugore dhe OKB-në, Lord Ahmad of Wimboldon. Bashkëbiseduesit diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe tema të tjera të rëndësishme për funksionimin e organizatës.

Previous Post

Rama në KiE krahason Thaçin me Zelenskyn, kërkon tërheqjen e raportit të Dick Martyt

Next Post

Kovacevski në Debatin e Përgjithshëm në Samitin në Rejkjavik: Evropa duhet të mbetet e bashkuar, e lirë dhe në paqe me Ballkanin Perëndimor të integruar në familjen evropiane

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Kovacevski në Debatin e Përgjithshëm në Samitin në Rejkjavik: Evropa duhet të mbetet e bashkuar, e lirë dhe në paqe me Ballkanin Perëndimor të integruar në familjen evropiane

Kovacevski në Debatin e Përgjithshëm në Samitin në Rejkjavik: Evropa duhet të mbetet e bashkuar, e lirë dhe në paqe me Ballkanin Perëndimor të integruar në familjen evropiane

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk