Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Osmani me Shefat e delegacioneve të BE-së: OSBE dhe BE kanë interesa të përbashkëta dhe duhet të veprojnë bashkërisht

05/05/2023
Osmani me Shefat e delegacioneve të BE-së: OSBE dhe BE kanë interesa të përbashkëta dhe duhet të veprojnë bashkërisht
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekziston një marrëdhënie e fuqishme midis OSBE-së dhe Bashkimit Evropian. Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë gjithashtu vende pjesëmarrëse të OSBE-së, gjë që na krijon një hapësirë të favorshme për të punuar së bashku në përmbushjen e detyrimeve tona të përbashkëta.

Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin me krerët e delegacioneve të vendeve anëtare të BE-së në Kombet e Bashkuara. Osmani prezantoi prioritetet dhe sferat kryesore në të cilat OSBE-ja dhe BE-ja mund të bashkëpunojnë – sigurimi i paqes në Evropë duke i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe duke përdorur mekanizmat dhe resurset që posedojnë OSBE dhe Bashkimi Evropian për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë.

“Ne vlerësojmë mbështetjen, transparencën dhe konstruktivitetin e vendeve anëtare të BE-së për çështjet më aktuale që lidhen me sfidat dhe prioritetet e Kryesimit. Në këtë kontekst, politikisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë brenda BE-së, por edhe në nivel kombëtar do të vazhdojmë të koordinojmë qëndrimet tona me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, tha Osmani në takim.

Ai para shefave të delegacioneve të BE-së i prezantoi prioritetet e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, si dhe çështjet në aspektin e funksionalitetit të Organizatës.

“Maqedonia e Veriut ofron udhëheqje politike për OSBE-në, duke u përpjekur të kontribuojë në proceset kyçe për sigurinë e përgjithshme evropiane. Pavarësisht se sa shqetësuese dhe dekurajuese janë zhvillimet e fundit në terren, ne do të vazhdojmë të punojmë fort për një zgjidhje diplomatike”, theksoi Osmani.

Për të rivendosur funksionalitetin e plotë të OSBE-së, Osmani kërkoi mbështetje nga BE-ja. Ai theksoi se si Kryesues ka ide dhe plan veprimi për të dalë nga situata komplekse në të cilën ndodhet OSBE; buxheti i bllokuar dhe pamundësia për të zgjedhur një lidership të ardhshëm, por theksoi se nevojiten përpjekje të përbashkëta për të kapërcyer dallimet.

Osmani në takimi informoi edhe për vizitën e tij të fundit në rajonin e Kaukazit Jugor në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, për planet e ardhshme dhe pse një Organizatë e fortë dhe e bashkuar është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në rajonin e gjerë të OSBE-së.

Previous Post

Rroga e zyrtarëve, 15 milion euro shtesë në vit!

Next Post

Arsenal armësh, çfarë u gjet në shtëpinë e 21-vjeçarit që vrau 8 persona në Serbi

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Arsenal armësh, çfarë u gjet në shtëpinë e 21-vjeçarit që vrau 8 persona në Serbi

Arsenal armësh, çfarë u gjet në shtëpinë e 21-vjeçarit që vrau 8 persona në Serbi

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk