Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Nënshkruhet marëveshja, RMV hyn në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian

27/04/2023
Nënshkruhet marëveshja, RMV hyn në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë për Treg të Brendshëm, Industri, Ndërmarrësi dhe Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme të Bashkimit Evropian Kesrtin Jorna, sot nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendin tonë në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian.
Programi i Tregut të Përbashkët ofron një set të plotë shërbimesh për të forcuar dhe mbështetur administrimin dhe funksionimin e Tregut të të Përbashkët. Ky program është një program modern, i qartë dhe i adaptueshëm që ndërthur një gamë të gjerë aktivitetesh.
“Programi i Tregut të Përbashkët ofron një mundësi të shkëlqyer për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e konkurrencës, punësimit dhe rritjes. Ky program është përshtatur si një mjet kyç për të adresuar çështjet aktuale, të paparashikuara si; pandemia COVID-19 dhe krizat e tjera të fundit me të cilat jemi përballur dhe kanë hedhur themelet për rimëkëmbjen e qëndrueshme të Evropës. Objektivat e përgjithshme përfshijnë përmirësimin e funksionalitetit të tregut të brendshëm, mbrojtjen e njerëzve, konsumatorëve dhe ndërmarrjeve, duke rritur njëkohësisht konkurrencën e tyre”, tha ministri Bekteshi në nënshkrimin e marrëveshjes.
Ky program, siç tha ministri përfshin mbështetjen nga Bashkimi Evropian në rritjen e efikasitetit të tregut të brendshëm, ndër të tjera, në dritën e transformimit digjital, forcimit të konkurrencës si dhe qëndrueshmërisë së NVM-ve dhe arritjes së vlerës së shtuar në nivel të Unionit, promovimit të interesat e konsumatorëve dhe garantimi i një standardi të lartë të sigurisë së produktit dhe mbrojtjes së konsumatorit.

“Programi i tregut të përbashkët me Bashkimin Evropian na detyron të punojmë më ngushtë së bashku drejt qëllimit tonë të përbashkët. Partneriteti ynë është veçanërisht i rëndësishëm në këto kohë sfiduese dhe përmes procesit të negocimit të kësaj marrëveshjeje, institucionet tona konfirmojnë atmosferën e bashkëpunimit dhe partneritetit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për Komisionin për dhënien e statusit të negociatorit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, i cili u mundësoi aplikantëve nga Maqedonia e Veriut të kenë të drejtë të aplikojnë në thirrjet për propozime të Programit para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Gjithashtu i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për angazhimin për të lehtësuar pjesërisht kontributin tonë financiar në këtë program, përmes Instrumentit të para-aderimit – IPA”, tha ministri Bekteshi dhe siguroi se si ministër kompetent, Ministria e Ekonomisë do të bëjë gjithçka mundet për të siguruar zbatimin me sukses të këtij programi.

Previous Post

Disa mënyra se si të ruani energjinë tuaj emocionale

Next Post

AlternAtivA: Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor është skandaloz dhe falimentim i drejtësisë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
AlternAtivA: Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor është skandaloz dhe falimentim i drejtësisë

AlternAtivA: Shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor është skandaloz dhe falimentim i drejtësisë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk