Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Nefi Useini shpërthen: Voska Sport u ndëshkua sepse ishte klub shqiptar – U detyrova ta tërheq nga Liga e Parë!

28/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Letra publike e Nefi Useini, pronarit të klubit të futbollit KF “Voska Sport” nga Ohrit:

Që nga themelimi i klubit Voska Sport, ideja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi ka qenë e qartë, të ndërtojmë një klub që na bashkon dhe na përfaqëson me dinjitet, si vend, si qytet, si komunitet shqiptar, jo vetëm nga kjo anë, por edhe më gjerë.

Kur flas për “përfaqësim”, e kam fjalën në kuptimin e plotë të fjalës, me lojë të pastër dhe korrekte për të krijuar një garë të ndershme në futbollin vendor.

Si president i klubit, kam investuar dhe kam shpenzuar mijëra euro nga mjetet e mia personale, pa pasur asnjë mbështetje nga ndonjë institucion apo individ tjetër. E kam bërë këtë me zemër, me pasion dhe me bindjen se po ndërtojmë një projekt që do të mburreshin të gjithë shqiptarët. Dhe faktet flasin vetë, ku për një kohë të shkurtë arritëm të bëhemi pjesë e Ligës ku garojnë ekipet më të mira të Maqedonisë.

Debutimi ynë në Ligën e Parë ishte historik dhe i suksesshëm, arritëm madje deri në finalen e Kupës së Maqedonisë, ku vetëm një fitore na ndante nga fitimi i një trofeu të madh për klubin, për Ohrin dhe për të gjithë tjerët që na përkrahnin.

Por sezoni i dytë na përballi me një realitet krejt ndryshe. Aty filluan të ndryshojnë qëndrimet ndaj nesh. Filluan të na shohin me sy tjetër, jo si ekip futbolli, por si ekip shqiptar që në syrin e tyre shihej i tepërt në Ligën e Parë. Sulmet ndaj meje personalisht dhe ndaj klubit nisën menjëherë pas fillimit të gjysmësezonit pranveror, pikërisht në kohën kur nisën llogaritë dhe “matematikat” për ngjitje dhe rënie.

Megjithatë, ne nuk u ndalëm. Së bashku me bashkëpunëtorët e mi, vazhduam rrugën tonë me nder dhe përkushtim, duke luftuar në çdo ndeshje me lojë të drejtë. Por sulmet vetëm sa shtoheshin, e ato morën formë edhe më serioze kur nisën të mbështeteshin edhe nga kryesia e e re Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Erdhi momenti vendimtar, ku përveç padrejtësive të vazhdueshme nga gjyqtarët, klubi ynë u godit me dënimin më të rëndë të mundshëm, në pikën më kritike të sezonit. Një vendim që ishte gjithçka tjetër, por jo vetëm sportiv.

Në këto kushte, mora një vendim të rëndë, por të drejtë, që të tërheq klubin Voska Sport nga Liga e Parë. Nuk kam ndërmend të torturoj më profesionistë të ndershëm, futbollistë, trajnerë, staf teknik me një lojë të pabarabartë. Sepse kur ti luan ferr, por në kthim merr padrejtësi, dhimbja është shumë më e madhe se çdo humbje në fushë.

Futbolli jonë ka nevojë për investitorë, por mbi të gjitha ka nevojë për garë të ndershme. Sepse bukuria e futbollit nuk qëndron vetëm te paratë apo te trofetë, por te loja e pastër, te respekti, te mundi dhe djersa që derdhet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Por, kur të gjitha këto zëvendësohen me vendime të marra nga zyra, atëherë futbolli e humb kuptimin e tij.

Si shqiptar nuk kam kërkuar kurrë trajtim të veçantë, por vetëm barazi, kam folur në gjuhën e futbollit, jo të etnisë. Ndërsa ata që duhej të mbronin rregullat e lojës, zgjodhën të na godasin dhe diskriminojnë pikërisht për atë që jemi!

Falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpuntorët, trajnerët, futbollistët, stafin teknik dhe gjithë puntorët tjerë që ishin pjesë e Voskës

Previous Post

Shpenzimet ushtarake globale arrijnë në 2.5 trilionë euro mes shqetësimeve për sigurinë

Next Post

Mexhiti: Punët nuk ndalen – Rruga 10 në Haraçinë po transformohet!

Related Posts

Sport

Xherdan Shaqiri zgjedhet lojtari më i mirë i javës në ligën elitare të Zvicrës

13/05/2025
Kosovë

Ndryshon sërish data e finales së Kupës së Kosovës në futboll

13/05/2025
Sport

Biletat për Shqipëri-Serbi dalin në shitje në mënyrë të pazakontë, fituesit zgjidhen me program rastësor

13/05/2025
Kosovë

Nëntë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

13/05/2025
Aktuale

Shkëndija do të festojë titullin me “Ballistët” në stadium

12/05/2025
Sport

Hapet procedurë disiplinore kundër Kozufit, Bashkimi pa përgjegjësi

12/05/2025
Next Post

Mexhiti: Punët nuk ndalen – Rruga 10 në Haraçinë po transformohet!

DPHM: Gjatë fundjavës moti do të jetë me shi dhe temperatura nën mesataren për muajin maj

13/05/2025

“Dikush del, dikush hyn”, Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

13/05/2025

Qeveria jep pëlqim për furnizimin me insulinë dhe mjeteve tjera për periudhën 2025-2027

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk