Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Milani rrezikon Europën, shkak bëhet pronësia e klubit

01/05/2023
Milani rrezikon Europën, shkak bëhet pronësia e klubit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Milani dhe Toulouse rrezikojnë të përjashtohen nga Kupat e Europës, për shkak se të dy klubet janë në pronësi të RedBird Capital të Gerry Cardinale.

Me triumfin në finalen e Kupës së Francës, Toulouse festoi trofeun e parë në historinë e klubit, e për më tepër siguroi pjesëmarrjen në Europa League për edicionin e ardhshëm. Megjithatë, gëzimi rrezikon të kthehet në zhgënjim, për faj të Milanit.

Kjo për faktin se Red Bird ka mazhorancën e aksioneve edhe te klubi kuqezi, që për momentin është në vendin e katërt në renditjen e Serie A dhe mund të kualifikohet në Champions ose në Europa League.

Por, neni 5 i rregullores së UEFA-s është i qartë: Dy klube që kanë të njëjtin pronar apo aksioner nuk mund të marrin pjesë në të njëjtin aktivitet, ose në dy turne të ngjashëm. “Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ketë kontrollin ose të marrë vendime në më tepër se një klub që merr pjesë në aktivitetet e UEFA-s”, theksohet në rregullore.

Me fjalë të tjera, nëse Milani siguron biletën në Champions, francezët e Toulouse nuk do të mund të luajnë në Europa League, sepse aty mund të zbresë Milani pas fazës së grupeve, nëse pozicionohet në vendin e tretë. Në situata të tilla, përjashtimi i vetëm do të ishte që njëra skuadër të luante në Champions dhe tjetra në Conference League, por kjo nuk vlen në këtë rast.

Një precedent ishte ai i Leipzig dhe Salzburg, klube në pronësi të Red Bull. Në vitin 2017, ato luajtën të dyja në Champions, e madje në vitin 2018 u përballën në Europa League. Gjithçka erdhi pas modifikimeve administrative brenda klubeve, për të cilat as Milani dhe as Toulouse nuk kanë kohë të mjaftueshme ti realizojnë.

Previous Post

“Drejtësia do të triumfojë”, thotë Lladrovci pas vizitës që i bëri Thaçit dhe Veselit në Hagë

Next Post

MPJ: Një familje 8-anëtarëshe nga RMV-ja e bllokuar në Sudan!

Related Posts

Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Sport

13 të lënduar pasi makina përplasi turmën në ndeshjen Barcelona-Espanyol

16/05/2025
Maqedoni

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Sport

Emri “Allianz” hiqet nga stadiumi i Mynihut, ka të bëjë me UEFA Champions Leaguen

15/05/2025
Sport

Barcelona planifikon shitjen e tetë lojtarëve këtë verë, një nga yjet e saj kryesorë në listë

14/05/2025
Next Post
MPJ: Një familje 8-anëtarëshe nga RMV-ja e bllokuar në Sudan!

MPJ: Një familje 8-anëtarëshe nga RMV-ja e bllokuar në Sudan!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk