Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kosova urdhëron arrestimin e Radoiçiqit dhe 19 serbëve të dyshuar për vrasjen e 106 civilëve në Gjakovë

28/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova urdhëron arrestimin e Radoiçiqit dhe 19 serbëve të dyshuar për vrasjen e 106 civilëve në Gjakovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka lëshuar urdhërarrest ndaj terroristit Milan Radoiçiq dhe 19 serbëve të tjerë të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999.

 

Vendimi i gjykatës, në të cilin urdhërohet shoqërimi me forcë i menjëhershëm i të pandehurve është marrë më 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 27 mars 2025.

Sipas vendimit të cilin e ka parë Klan Kosova, të njëjtit akuzohen se në periudhën 7-10 maj 1999, në vendin e njohur si “Ura e Taliqit” në Gjakovë, pjesëtarë të forcave ushtarake dhe policore serbe, ndër ta edhe të pandehurit, kanë hyrë shtëpi për shtëpi, duke i nxjerrë me forcë dhe kanosje civilët shqiptarë.

Ata dyshohet se ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe më pas ekzekutuan 106 civilë shqiptarë.

 

Trupat e viktimave janë gjetur pas luftës në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

 

Në arsyetim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më datë 18.03.2025 ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa urdhërarresti bazohet në dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile, të sanksionuara fillimisht me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë dhe aktualisht të paraparë me nenin 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në mesin e të urdhëruarve për arrestim janë edhe emra si Milovan Kovacevic, Radomir Colić, Milos Đosan, Predrag Ristić, Srdan Krstić, dhe të tjerë.

 

Previous Post

Dy vëllezër akuzohen për vra*sje dhe tentim vra*sje në Haraçinë

Next Post

Sërish aksident te rruga “Cvetan Dimov” në Çair, humb jetën një 75-vjeçar

Related Posts

Kosovë

Me muzikë patriotike veteranët e UÇK-së festojnë anulimin e konferencës së Trendafilovës

13/05/2025
Kosovë

Gjykata Speciale del me njoftim rreth anulimit të konferencës për shtyp të Trendafilovës 

13/05/2025
Kosovë

Kosova nënshkruan marrëveshje historike me SHBA-në

13/05/2025
Kosovë

Ndryshon sërish data e finales së Kupës së Kosovës në futboll

13/05/2025
Kosovë

Çka thuhet në ankesën Thaçit për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë?

13/05/2025
Kosovë

Dështoi për herë të 15-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13/05/2025
Next Post

Sërish aksident te rruga “Cvetan Dimov” në Çair, humb jetën një 75-vjeçar

Qeveria jep pëlqim për furnizimin me insulinë dhe mjeteve tjera për periudhën 2025-2027

13/05/2025

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025

Nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk