Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Hyrja në BE do të bëhet me pagesë, 7 euro personi për zonën Shengen!

22/08/2024
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm edhe britanikët dhe amerikanët që duan të hyjnë në hapësirën Schengen, qoftë edhe për pushime verën e ardhshme, do të duhet të paguajnë një taksë prej 7 eurosh.

Kjo për shkak se Sistemi i ri Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias) do të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Sipas këtij sistemi, qytetarët e vendeve joanëtare të BE-së, përfshi këtu edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Kanadasë, do të duhet të plotësojnë, me një kosto saktësisht 7 euro, një formular për të kërkuar përjashtimin nga viza përpara se të hyjnë në Bashkimin Evropian. Këtu nuk bën pjesë vetëm Qipro dhe Irlanda që janë jashtë sistemit, por edhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, por ato janë në Shengen: pra në total 29 vende.

Siç shpjegon Komisioni në një shënim, Brukseli po zhvillon një sistem të ri të menaxhimit të kufijve dhe hyrjeve që siguron që sistemet kombëtare dhe evropiane të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të automatizojë kontrollet kufitare dhe do të regjistrojë në mënyrë dixhitale mbajtësit e vizave për qëndrim të shkurtër dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza, sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm për një qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë në një total prej 180 ditësh).

Etias do të prezantojë një kërkesë të re udhëtimi për turistët, të cilët do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi duke plotësuar një formular online dhe duke paguar një tarifë prej 7 euro.

Autorizimi do të zgjasë tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj, cilado qoftë e para. Sistemi i ri pritet të miratohet në janar 2025, por do të ketë një “periudhë tranzicioni gjashtëmujore”.

Udhëtarët nën moshën 18 vjeç ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga pagesa e taksës.

Previous Post

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Next Post

Pse të rinjtë nga Evropa Juglindore po ikin në Perëndim?

Related Posts

Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Next Post

Pse të rinjtë nga Evropa Juglindore po ikin në Perëndim?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk