Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Dy profesorë nga Universiteti Biznesor i Lituanisë e vizituan Universitetin e Tetovës

12/04/2023
Dy profesorë nga Universiteti Biznesor i Lituanisë e vizituan Universitetin e Tetovës
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy profesorë vizitues nga Universiteti Biznesor i Lituanisë, Prof. Dr. Iyolda Skruibzte dhe Prof. Dr. Kristina Puleikiene, e vizituan Universitetin e Tetovës, në kuadër të projektit Erasmus. Gjatë qëndrimit në Universitetin tonë, ato fillimisht realizuan një takim me dekanin e Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Brikend Aziri dhe prodekanët Prof. Dr. Bardhyl Dauti dhe Doc. Dr. Vjollca Hasani. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e krijimit të një partneriteti mes Universitetit tonë dhe Universitetit Biznesor të Lituanisë, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme, që do të ishin në interes të studentëve dhe profesorëve.
Gjithashtu, rëndësi e veçantë do t’u kushtohet kërkimeve shkencore, organizimit të konferencave shkencore, tryezave të rrumbullakëta dhe studentëve, shkëmbimit të stafit akademik përmes programeve për mobilitet dhe forma të tjera të bashkëpunimit. Palët gjithashtu thanë se, bashkëpunimi mund të zgjerohet edhe në horizonte të reja akademike në drejtim të planeve dhe programeve studimore, veçmas të ekonomisë digjitale dhe teknikave të reja të mësimdhënies.
Pas takimit me drejtuesit e Fakultetit Ekonomik, profesorët vizitues zhvilluan edhe ligjëratat e tyre tematike para studentëve dhe stafit akademik të këtij fakulteti. Në ligjëratën e saj, Prof. Dr. Iyolda Skruibzte foli mbi trendët në Ekonominë Ndërkombëtare. Rëndësi të veçantë ajo u kushtoi sfidave ekonomike të ekonomive botërore, në kushtet e trendeve moderne ekonomike.
Kurse Prof. Dr. Kristina Puleikiene, ligjëratën e saj e kishte fokusuar mbi rolin e analizave financiare në menaxhimin e një kompanie moderne. Gjatë kësaj ligjërate, studentët patën mundësi të njihen me analizat vertikale dhe horizontale që diktojnë në trendin e performancës së një kompanie moderne.
Në Universitetin tonë deri më tani kanë qëndruar një numër i madh i profesorëve vizitues nga universitete të ndryshme ndërkombëtare në kuadër të programit Erasmus, i cili e mundëson një gjë të tillë për stafin akademik.

Previous Post

Asfaltohet rruga ‘Ismail Kadare’ në Serovë të Çairit (VIDEO)

Next Post

Besimi takim në Bankën EXIM – Prioritet i Qeverisë janë investimet në projekte infrastrukturore që janë shtytës të rritjes ekonomike

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Besimi takim në Bankën EXIM – Prioritet i Qeverisë janë investimet në projekte infrastrukturore që janë shtytës të rritjes ekonomike

Besimi takim në Bankën EXIM - Prioritet i Qeverisë janë investimet në projekte infrastrukturore që janë shtytës të rritjes ekonomike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk