Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Bytyqi me delegacionin e PE: Po ndërmarrim reforma gjithëpërfshirëse për integrimin në Bashkimin Evropian

16/05/2023
Bytyqi me delegacionin e PE: Po ndërmarrim reforma gjithëpërfshirëse për integrimin në Bashkimin Evropian
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, realizoi një takim me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga eurodeputeti Andreas Shieder, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.

Në fokus të takimit ishin masat e Qeverisë në përballjen me krizën ekonomike dhe energjetike, si dhe reformat që janë të nevojshme për arritjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Nënkryetari i PE, Viland, në fjalimin hyrës theksoi se Maqedonia e Veriut është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Bashkimin Evropian dhe se ata i njohin reformat që po i zbaton vendi ynë në përpjekjet e tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Bytyqi i njoftoi anëtarët e delegacionit evropian në mënyrë më të detajuar për përpjekjet që po bëjmë për progres të dukshëm në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, për të cilat kemi ndërmarrë reforma gjithëpërfshirëse në sektorë të ndryshëm, duke treguar kështu përkushtimin tonë për harmonizimin e përshpejtuar të standardeve evropiane dhe respektimin e plotë të vlerave evropiane.

“Këto përpjekje mbulojnë fusha kyçe si sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, masat kundër korrupsionit, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Progresi ynë është një dëshmi serioze e vendosmërisë sonë si Qeveri për të respektuar plotësisht të njëjtat vlera dhe anëtarësimi në BE jo vetëm që do të forcojë angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve, por gjithashtu do të sigurojë një kornizë të qëndrueshme për zhvillim, prosperitet ekonomik dhe bashkëpunim të zgjeruar rajonal”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri iu referua edhe masave në ekonomi që synojnë stabilizimin e ekonomisë dhe nxitjen e rritjes. “Ne u fokusuam në reformat për tërheqjen e investimeve të huaja, forcimin e konkurrueshmërisë dhe stimulimin e sipërmarrësisë. Iniciativat dhanë rezultate pozitive dhe çuan në rritjen e investimeve të huaja direkte dhe krijimin e vendeve të reja të punës, përkundër rrethanave sfiduese”, tha Bytyqi dhe shtoi se Maqedonia e Veriut ka kornizë solide institucionale dhe strategji për promovimin dhe lehtësimin e investimeve.

Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e madhe financiare që morëm nga BE-ja gjatë krizës energjetike dhe të cilën e marrim ende përmes IPA-së, Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe në formën e mbështetjes makro-financiare, dhe ai i informoi eurodeputetët edhe për përpjekjet e brendshme të Qeverisë gjatë krizës energjetike, duke subvencionuar nevojat e qytetarëve për energji elektrike për 650 mijë familje dhe 70 mijë kompani. Ai iu referua masave kundër Covid-it, të cilat shpëtuan mbi 140 mijë vende pune dhe masave të fundit për ngrirjen e çmimeve, të cilat rezultuan në uljen e inflacionit. Kombinimi i masave tona kombëtare me mbështetjen dhe ndihmën financiare të BE-së dha rezultate konkrete.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi shoqërohej nga Kaja Shukova, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drita Abdiu Halili, Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Dragan Talev, këshilltar shtetëror në SÇE dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Previous Post

Serbia rrezikon liberalizimin e vizave

Next Post

Pendarovski: Futja e Bullgarëve në Kushtetutë nuk cënon stabilitetin e vendit

Related Posts

Maqedoni

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Maqedoni

Ganiu: Bashkëpunimi qytetar për pastërti po jep rezultate

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik

16/05/2025
Biznes

Mexhiti: Investimet e huaja dhe partneritetet rajonale, themeli për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

16/05/2025
Next Post
Pendarovski: Futja e Bullgarëve në Kushtetutë nuk cënon stabilitetin e vendit

Pendarovski: Futja e Bullgarëve në Kushtetutë nuk cënon stabilitetin e vendit

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025

Sunny Hill zbulon të gjithë artistët

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk