Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Besimi takim në Bankën EXIM – Prioritet i Qeverisë janë investimet në projekte infrastrukturore që janë shtytës të rritjes ekonomike

12/04/2023
Besimi takim në Bankën EXIM – Prioritet i Qeverisë janë investimet në projekte infrastrukturore që janë shtytës të rritjes ekonomike
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Realizimi i projekteve të mëdha publike në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, energjetika, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor janë prioritete të Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së Financave, të cilat renditen lartë në listë. Për këtë qëllim në Buxhetin e këtij viti janë parashikuar 800 milionë euro për shpenzime kapitale, që është gati dyfish më shumë krahasuar me vitin paraprak, me ç’rast kanë filluar disa projekte, për të cilat janë siguruar mjete, përveç nga buxheti edhe nga kreditorët financiarë ndërkombëtarë.

Mundësitë e sigurimit të mjeteve financiare për projektet në të cilat po punon vendi ynë ishin temë e takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me Reta Joe Lewis, kryetare e Bordit të Drejtorëve të Bankës EXIM, ku morën pjesë: zëvendës – nënkryetarja Rita Murrell dhe nënkryetari i lartë, Ufo Eric Atuani.

“Bëhet fjalë për projekte strategjike infrastrukturore, të cilat zhvillohen gjatë disa viteve dhe që do të jenë shtytës të rëndësishëm të ekonomisë dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, i cili po përpiqet të bëhet anëtar i BE-së. Një cikël i rëndësishëm i projekteve investuese vijon, jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, por edhe në fushën e shëndetësisë, arsimit, dixhitalizimit dhe inovacioneve, investimeve të gjelbra etj. Gjithashtu, përveç mjeteve të siguruara nga Buxheti, me zbatimin e Planit të miratuar të Qeverisë për përshpejtimin e rritjes ekonomike, presim që t’i stimulojmë edhe investimet private, të cilat së bashku arrijnë vlerën prej rreth 12 miliardë eurove” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ministri iu referua projekteve konkrete që po realizohen në vend dhe konstruksionit të tyre financiar dhe përkrahësve të këtyre projekteve siç janë Banka Botërore, BERZH-i, BEI-ja, Banka Zhvillimore KfW, UNDP-ja, fondet e BE-së etj, Ndërkaq, theksoi se portofoli i projekteve publike që realizohen në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare, llogaritet të jetë rreth shtatë miliardë euro.

Gjithashtu, ai iu referua edhe aktiviteteve të cilat ndërmerren me qëllim të realizimit të suksesshëm të projekteve.

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ministri i Financave, Fatmir Besimi, do të realizojë takime edhe në Thesarin e SHBA-së dhe do të marrë pjesë në Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Previous Post

Dy profesorë nga Universiteti Biznesor i Lituanisë e vizituan Universitetin e Tetovës

Next Post

Aktakuzat ndaj Trump, avokatët e tij kërkojnë shtyrjen e gjyqit

Related Posts

Maqedoni

Krushopeku masovokisht në mbështetje të Muhamed Elmazit

24/08/2025
Maqedoni

Mickoski: BDI është simbol i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë

24/08/2025
Maqedoni

QMK: Janë lokalizuar zjarret në Opajë dhe Vaksincë

24/08/2025
Maqedoni

Filipçe: Qeveria po i hap dyert për parregullsi zgjedhore

24/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: 30 vende të reja parkimi në lagjen Fushë Topanë të Çairit

24/08/2025
Maqedoni

Për 8.4% është rritur paga mesatare, në qershor arriti në 45.468 denarë

24/08/2025
Next Post
Aktakuzat ndaj Trump, avokatët e tij kërkojnë shtyrjen e gjyqit

Aktakuzat ndaj Trump, avokatët e tij kërkojnë shtyrjen e gjyqit

Krushopeku masovokisht në mbështetje të Muhamed Elmazit

24/08/2025

FC Shkupi reagon pas incidentit të ndodhur në Shtip me gjeneratat 2009/2010

24/08/2025

Mickoski: BDI është simbol i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk