Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Bechtel&Enka do të mbikëqyret nga kompania për veshje të brendshme

14/03/2023
Bechtel&Enka do të mbikëqyret nga kompania për veshje të brendshme
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shuma më e madhe nga 22.3 milion eurot e parapara për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D do t’i shkojë kompanive “Elektra Sollushëns” dhe “Evrokonsallting” edhe pse udhëheqëse e grupit të kompanive është firma italiane “IRD Inxhiniering”. Kompania e cila ndodhet në një adresë me kompanitë të cilat ndikuan që të dështojë tenderi i parë për mbikëqyrje “IGH” dhe “Instituti për rrugë” e Sotir Ampov, sipas hulumtimit të emisionit “360 Gradë” do të fitojë kulaçin më të madh ose 44 për qind nga vlera e buxhetit për mbikëqyrje, përfshi këtu edhe kompanitë lokale si mbështetëse. Rreth 40 për qind do t’i fitojë kompania e Branisllav Dimitrijeviqit “Evrokonsallting”. Firmat fituese dhe firmat që nuk arritën të sigurojnë garanci bankare për shkak të bllokimit të parave në bankat ruse, ndodhen në një adresë.

Kompania “Elektra Sollushëns” e cila rezulton nën pronësinë e Andon Ampov licencën për mbikëqyrje e mori 12 ditë pas hapjes së tenderit për paraqitjen e mbikëqyrësve. Për këtë arsye sipas opozitës maqedonase Qeveria vazhdoi afatin e paraqitjeve edhe për 8 ditë. Megjithëse kompania hedh poshtë pretendimet.

“Elektra Sollushëns nuk është kompani e sapoformuar për nevoja të tenderit, por është themeluar më 25.10.2002 dhe punon me sukses për 21 vite. Licenca për mbikëqyrje është nxjerr sipas rregullave, në kohë dhe në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore”, thonë nga Elektra Sollushëns.

Por për çfarë aktiviteti ekonomik është e njohur “Elektra Sollushëns”? Referuar të dhënave të siguruara nga “360gradë”, kjo kompani përvojën më të madhe e ka në prodhimin e veshjeve të brendshme dhe shërbimeve teknologjike, kompjuterike dhe informatike. Nga marrëveshja 400 faqe e siguruar nga Alsat dëshmohen edhe pagesat marramendëse. Si për shembull 27 mijë euro në muaj për drejtorin e projektit Paolo Arsini, ose 1.3 milion euro paga e përgjithshme për angazhimin e tij gjatë gjithë projektit. 20 mijë euro në muaj për inxhinierët kryesorë, 8-9 mijë euro për inxhinierët mbikëqyrës dhe mbi 5500 euro në muaj për gjeodetët. Nga 81 ekspertë të angazhuar, 5 prej tyre janë të jashtëm. Për 4 prej tyre është caktuar vlera paushall e angazhimit nga 300 mijë euro, përkatësisht shteti do të paguan për angazhimin e tyre 1.2 milion euro. /Alsat.mk

Previous Post

Reperi humb jetën teksa performonte në skenë (VIDEO)

Next Post

Siguria në kryeqytet, VMRO: Të zbardhet lista e kriminelëve me armë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Siguria në kryeqytet, VMRO: Të zbardhet lista e kriminelëve me armë

Siguria në kryeqytet, VMRO: Të zbardhet lista e kriminelëve me armë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk