Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

AlternAtivA: Dinjiteti i pacienteve është përtej pasionit për pushtet

15/04/2023
AlternAtivA: Dinjiteti i pacienteve është përtej pasionit për pushtet
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E dënojmë ashpër incidentin me videon nga spitali i Tetovës. Pacientet e incizuara janë nëna të dikujt, bashkëshorte, vajza, njerëz me emocione të cilat pa qenë aspak fajtore u është cenuar privatësia. Degradim i këtillë i shëndetit publik është i paprecedentë. Ne jemi të sigurt se kjo është rezultat i paaftësisë së Aleancës për Shqiptarët për të trajtuar dobësitë sistematike në resorët që cilat i kërkuan dhe i morën. Asnjë justifikim nuk mban! Për ta qenë skandali edhe më i madh, mjeku që e ka regjistruar videon është fotografuar me ministrin e Shëndetësisë gjatë vizitës së tij në spitalin e Tetovës. I buzëqeshur dhe i lumtur. Me veshje civile, gjë që tregon se mund edhe mos të ketë qenë, por ka ardhur enkas për ministrin.

Të dashur qytetarë, marrja me politikë nuk është vetëm kombinatorikë kadrovike. Politika është profesion serioz dhe nuk është për secilin. Ju nuk e meritoni këtë lloj qeverie të papërgjegjshme. Z. Taravari nuk është i djeshëm që të mos e dijë se çfarë është përgjegjësia politike dhe morale. Ka qenë ministër i Shëndetësisë, punon mjek në Qendrën Klinike dhe duhet ta dinte paraprakisht se çfarë do të thotë të menaxhosh resorët me të cilët e kushtëzuan hyrjen e Aleancës në Qeveri.

Prandaj, nuk mjafton raportimi i rastit në MPB. Për skandale të tilla, të cilat janë përtej çdo standardi etik për profesionin e mjekësisë, përgjegjësia politike është e patjetërsueshme. Më e pakta që mund ta bëjë Ministri i Shëndetësisë është menjëherë ta shkarkojë drejtorin e spitalit të Tetovës. Kërkojmë llogari tani dhe menjëherë!

AlternAtivA nuk do të heshtë para këtyre skandaleve, por do t’i shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që ta mbrojë dinjitetin dhe moralin e pacienteve në cilindo institucion shëndetësor.

Previous Post

“Shporta e Ramazanit”, FRI vazhdon aksionin humanitar

Next Post

Çfarë po ndodh mes Efit dhe Luizit?

Related Posts

Maqedoni

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Maqedoni

Ganiu: Bashkëpunimi qytetar për pastërti po jep rezultate

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik

16/05/2025
Biznes

Mexhiti: Investimet e huaja dhe partneritetet rajonale, themeli për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

16/05/2025
Next Post
Çfarë po ndodh mes Efit dhe Luizit?

Çfarë po ndodh mes Efit dhe Luizit?

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025

Sunny Hill zbulon të gjithë artistët

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk