Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Alarmi/ Më shumë se 62% e të rinjve duan të ikin nga vendi

23/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një vend ku premtimet institucionale për të rinjtë zakonisht përfundojnë në letra të harruara, realiteti është shumë më i ashpër. Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut po përballen me pasiguri ekonomike, punësim të paqëndrueshëm dhe mungesë të perspektivës për të ndërtuar një të ardhme këtu.

Në vend të mundësive, ajo që u ofrohet është një e ardhme “me kontratë të përkohshme”, jo vetëm në kuptimin literal të tregut të punës, por edhe në ndjenjën e përkatësisë dhe sigurisë në vendin e tyre.

Sipas të dhënave të CEIC – një burim global për të dhëna ekonomike dhe financiare, papunësia e të rinjve në dhjetor 2024 në Maqedoninë e Veriut ishte 32.3 për qind, një ndër më të lartat në Evropë, dhe më shumë se dyfishi i mesatares së BE-së.

E njëjta situatë pasqyrohet edhe në sondazhin e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD), ku 62 për qind e të rinjve deklarojnë se duan të emigrojnë, ndërsa 77 për qind prej tyre nuk planifikojnë të kthehen.

Këto shifra nuk janë thjesht statistika, ato janë realiteti i përditshëm i mijëra të rinjve. Çdo vit, rreth 12.000 të rinj largohet nga vendi, sipas Institutit për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS). Destinacionet më të zakonshme janë Gjermania, Austria, Italia dhe Republika Çeke.

Megjithëse ekzistojnë programe mbështetëse për “start-up”, bujqësi apo punësim të të rinjve përmes agjencive shtetërore, sipas organizatave të shoqërisë civile ato janë të fragmentuara, pak të njohura dhe pa ndikim afatgjatë. Politikat nuk janë të koordinuara dhe shpesh nuk përputhen me nevojat reale të tregut të punës.

Emigrimi i të rinjve nuk ka vetëm ndikim personal, por edhe pasoja të thella për sistemin ekonomik dhe social të vendit. Me largimin e të rinjve të arsimuar dhe të aftë, sektori publik dhe privat përballet me mungesë të fuqisë punëtore kualifikuese, veçanërisht në shëndetësi, ndërtimtari, IT dhe arsim. Shkollat po zbrazin klasat, universitetet humbin studentë dhe kompanitë vështirë gjejnë punonjës të qëndrueshëm. Ndryshe, Maqedonia e Veriut nuk është e vetmja që përballet me këtë fenomen. Migrimi i të rinjve është i përhapur në gjithë Ballkanin Perëndimor, por shkalla e ikjes në raport me popullsinë është ndër më të lartat. Sipas të dhënave të Eurostat, 40 për qind e të rinjve nga rajoni emigrojnë për punë ose studime në vendet e BE-së. Nga vendi ynë janë larguar rreth 60.000 të rinj në pesë vitet e fundit, duke zbrazur pjesën më aktive të shoqërisë.

Previous Post

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 28 prill

Next Post

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 25 gradë

Related Posts

Maqedoni

Qeveria jep pëlqim për furnizimin me insulinë dhe mjeteve tjera për periudhën 2025-2027

13/05/2025
Aktuale

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025
Maqedoni

Nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave

13/05/2025
Maqedoni

Ndalohet një grua nga Shkupi, mashtroi një person gjatë shitblerjes së një banese

13/05/2025
Maqedoni

Arben Taravari – Nga shpresa e përbashkët te zëri i përçarjes

13/05/2025
Aktuale

Do të ketë vetëm ndërrim të ministrave por jo edhe rikonstruim të Qeverisë

13/05/2025
Next Post

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 25 gradë

Qeveria jep pëlqim për furnizimin me insulinë dhe mjeteve tjera për periudhën 2025-2027

13/05/2025

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025

Nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk