Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ahmeti takon ambasadorin OSBE, Kilian Wahl: Nisëm përgatitjet për ndryshimet kushtetuese

06/04/2023
Ahmeti takon ambasadorin OSBE, Kilian Wahl: Nisëm përgatitjet për ndryshimet kushtetuese
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl.

Ahmeti e ka falenderuar ambasadorin Wahl për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i jep vendit, ndërsa kanë diskutuar për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe të sigurisë në botë.

Kryesimi me OSBE do të kontribuojë drejt një pozicioni të ri ndërkombëtar të vendit, ndërsa në mënyrë indirekte do të krijohen edhe mundësi që të manifestohet kapaciteti institucional që pritet nga Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s dhe vend pretendent për anëtarësim në BE.

Reformat që po zhvillohen në vend, procesi i skriningut si dhe nevoja e ndryshimeve kushtetuese ishin gjithashtu temë e bisedës mes Ahmetit dhe Wahl, si nevojë e patjetërsueshme që vendi të vazhdojë procesin e integrimit europian, ndërkohë që Ahmeti e ka informuar ambasadorin Wahl për frontin e përbashkët europian që ka për qëllim finalizimin e këtij procesi me anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ahmeti e njoftoi z. Wahl që koalicioni qeverisës ka nisur përgatitjet për ndryshimet kushtetuese dhe ka hartuar plan për realizimin e tyre.

Ahmeti dhe Wahl biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur në Ohër, si mundësi e vetme për paqe dhe prosperitet jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë, dhe me këtë rast u theksua mbështetje për zbatimin e plotë dhe joselektiv të dispozitave të kësaj marrëveshje.

Previous Post

Grubi: 3 milionë euro destinohen për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”

Next Post

Debatet e ashpra, Kiara humb 27 mijë ndjekës, e Efi fiton mbështetjen e katër mijë ndjekësve të ri

Related Posts

Aktuale

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025
Maqedoni

Nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave

13/05/2025
Maqedoni

Ndalohet një grua nga Shkupi, mashtroi një person gjatë shitblerjes së një banese

13/05/2025
Maqedoni

Arben Taravari – Nga shpresa e përbashkët te zëri i përçarjes

13/05/2025
Aktuale

Do të ketë vetëm ndërrim të ministrave por jo edhe rikonstruim të Qeverisë

13/05/2025
Maqedoni

Qeveria miratoi informacionin për furnizimin me insulinë dhe terapi tjetër mjekësore për diabetikët

13/05/2025
Next Post
Debatet e ashpra, Kiara humb 27 mijë ndjekës, e Efi fiton mbështetjen e katër mijë ndjekësve të ri

Debatet e ashpra, Kiara humb 27 mijë ndjekës, e Efi fiton mbështetjen e katër mijë ndjekësve të ri

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025

Nuk do të ketë rikonstruim, vetëm ndryshim të ministrave

13/05/2025

Ndalohet një grua nga Shkupi, mashtroi një person gjatë shitblerjes së një banese

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk