Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Zyrtare: Sylvinho vazhdon me Shqipërinë deri më 2025

24/07/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares…, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior.

Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës.

Sfida e parë është UEFA Nations League, me këtë kompeticion që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas suksesit të arritur me kualifikimin në kampionatin europian “Gjermani 2024”, tani synimi kryesor do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026.

Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHF-së për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Evropian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro-n 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026.

 

Previous Post

Sot nisin lojërat olimpike “Parisi 2024” me sportin e futbollit dhe rugbyt

Next Post

Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

Related Posts

Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Sport

13 të lënduar pasi makina përplasi turmën në ndeshjen Barcelona-Espanyol

16/05/2025
Maqedoni

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Sport

Emri “Allianz” hiqet nga stadiumi i Mynihut, ka të bëjë me UEFA Champions Leaguen

15/05/2025
Sport

Barcelona planifikon shitjen e tetë lojtarëve këtë verë, një nga yjet e saj kryesorë në listë

14/05/2025
Next Post

Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk