Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që Pjetër Shala të dënohet me 28 vjet burgim

15/04/2024
Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që Pjetër Shala të dënohet me 28 vjet burgim
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurorja Eva Wyler po kërkon nga trupi gjykues që Pjetër Shala të dënohet me dënim unik me kohëzgjatje prej 28 vjet burgim.

Kjo me akuzat për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme, raporton Betimi për Drejtësi.

“ZPS-ja kërkon që trupi gjykues të caktojë dënime në vijmë ndaj të akuzuarit për krimet individuale për të cilat akuzohet. Pika 1; për ndalim arbitrar tetë vjet burg. Pika 2; Trajtim mizor, 15 vjet burg. Pika 3; Torturë, 20 vjet burg. Për pikën 4- Vrasje, 26 vjet burg. Në përputhje me rregullën 1634 të Rregullores, trupi gjykues të caktojë një vendim të vetëm që pasqyron tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuari. ZPS-ja kërkon që të caktohet ndaj të akuzuarit një dënim i vetëm prej 28 vjet burg”, tha prokurorja Wyler.

Sipas prokurores, ndryshe nga përshkrimi që i bën mbrojtja, Shala ka qenë një person që i ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre.

“Mbrojtja e përshkruan të akuzuarin si një ushtar i thjeshtë i UÇK-së i cili ndihmoi popullin e tij për të luftuar në front. Provat në këtë çështje që kemi në dispozicion megjithatë vërtetojnë se ai ishte sigurisht edhe një tjetër person. Një person i cili ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre”, tha Wyler.

Me kaq përfundoi seanca e sotme në çështjen gjyqësore për të vazhduar edhe nesër me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së viktimave, më pas me mbrojtjen e Shalës. /BetimipërDrejtësi

Previous Post

Izet Mexhiti takim me qytetarë dhe tregtarë nga Çairi

Next Post

Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

Related Posts

Kosovë

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

10/10/2025
Kosovë

Zbulimi i skandalit: Audio-incizimi që tronditi skenën politike në Kosovë

10/10/2025
Kosovë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Rashiq zgjidhet nënkryetar serb

10/10/2025
Kosovë

“Miku im i madh, Radoiçiç”/ U arrestua për spiunazh, zbardhen audio-përgjimet e analistit Fatmir Sheholli me Listën Serbe

10/10/2025
Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Kosovë

Ndërhyrja e Beogradit në zgjedhje, Osmani apel për mbrojtjen e votës më 12 tetor

09/10/2025
Next Post
Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

Gashi: Shteti digjital është e ardhmja bashkë me ju

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

10/10/2025

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk