Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zv/ministri Arsimit Lulzim Aliu, dorëzon vendimin për fillimin e programit të magjistraturës në ITSHKSH

16/01/2025
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup pati kënaqësinë ta mirëpresë sot zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Dr. Lulzim Aliu, i cili gjatë vizitës së tij ia dorëzoi personalisht drejtorit të Institutit, Dr. Skender Asani, vendimin zyrtar për fillimin e punës së programit të studimeve të magjistraturës “Ngjarjet kulturore-historike të shqiptarëve në Maqedoni në shekullin XIX-XX”.

Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm për avancimin e studimeve akademike dhe shkencore mbi historinë dhe kulturën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Programi i ri do të ofrojë një platformë të gjerë për hulumtime dhe studime të mirëfillta mbi proceset historike dhe zhvillimet kulturore që kanë ndikuar në identitetin dhe rolin e shqiptarëve në këtë rajon.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Aliu e theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e dijes shkencore dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike të shqiptarëve, duke shprehur mbështetjen e plotë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këtë iniciativë. Ai e vlerësoi përkushtimin e Institutit në promovimin e vlerave kombëtare dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së brezave të rinj në studime shkencore të kësaj fushe.
Drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, e falënderoi zëvendësministrin për mbështetjen dhe për këtë hap të madh drejt përmbushjes së një nevoje të kahershme në fushën e studimeve historike dhe kulturore. Ai siguroi që ky program do të shërbejë si një shtyllë e rëndësishme për t’i dokumentuar dhe avancuar njohuritë mbi rolin dhe kontributin e shqiptarëve gjatë dy shekujve të fundit.
Instituti mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të mëtejshëm të këtij programi dhe ndaj angazhimit për të nxjerrë në pah historinë dhe kulturën e pasur të shqiptarëve në rajon.

Previous Post

Deputetja e BDI-së: Komunikimi brenda deputetëve të Frontit bëhet në maqedonisht!

Next Post

Doli nga “BBVA”, Amber përlotet: Bëra gabim dhe …

Related Posts

Maqedoni

“Limani gati të tërhiqet, Taravari e ndal me mesazh sfidues: ‘Kthim prapa s’ka’”

02/09/2025
Maqedoni

Kasami shpërndan kontenjera të ri për riciklim: Të kujdesemi për hapësirat publike

02/09/2025
Maqedoni

Ish-drejtori i ASK-së: Mickoski nuk është monitoruar dhe përgjuar, të deklasifikohen dokumentet rreth dyshimeve për keqpërdorim

02/09/2025
Maqedoni

Limani viziton Llakavicën, prezanton investimet në shkollë dhe infrastrukturë

02/09/2025
Maqedoni

Policia e zbardhi rastin e sulmit ndaj vajzës në Çair

02/09/2025
Maqedoni

Policia ka gjobitur 164 këmbësorë gjatë muajit gusht

02/09/2025
Next Post

Doli nga “BBVA”, Amber përlotet: Bëra gabim dhe ...

“Limani gati të tërhiqet, Taravari e ndal me mesazh sfidues: ‘Kthim prapa s’ka’”

02/09/2025

Kasami shpërndan kontenjera të ri për riciklim: Të kujdesemi për hapësirat publike

02/09/2025

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk