Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Zv/kryeministri Mexhiti paralajmëron ndërtimin e dy shkollave në Çair

05/01/2025
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komunën e Çairit pritet të realizohet një projekt i rëndësishëm për arsimin, ku do të ndërtohen dy shkolla të reja. Njëra do të jetë një objekt i ri për shkollën ekzistuese “Idnina” për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe tjetra do të jetë një shkollë fillore e re me kapacitet për 1000 nxënës. Ky projekt, i cili pritet të nisë së shpejti, është shpallur nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në një intervistë për Radio Shkupin.
“Ky projekt është një bashkëpunim i Fondacionit Albiz, USAID, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Komunës së Çairit. Në të njëjtën hapësirë ku gjendet shkolla ‘Idnina’ do të ndërtohet një shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta, duke siguruar kushte moderne dhe standarde evropiane për arsimimin e tyre. Aty ka hapësirë rreth 14 mijë metër katrorë.
Pjesa tjetër e hapësirës do të shfrytëzohet për ndërtimin e një shkolle fillore të re. Kjo është një nevojë urgjente, pasi shkolla ekzistuese “Penko”, që ndodhet në afërsi, është e stërngarkuar me nxënës. Plani është që shkollat të funksionojnë në një turn, gjë që do të ndihmojë në zbutjen e presionit të madh në shkolla dhe do të ofrojë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor” tha Mexhiti.
Mexhiti theksoi se ky projekt ka kaluar të gjitha fazat e miratimit, duke përfshirë miratimin e planit urbanistik nga Komuna dhe drita jeshile e MASH-it, si dhe mbështetje nga donatorët si Albiz, Eftinija Impex dhe USAID.
Hapi i fundit që mbetet është të transferohen nxënësit e shkollës “Idnina” në një objekt tjetër përkohësisht, për t’u liruar hapësira dhe për të mundësuar nisjen e ndërtimit të dy shkollave të reja.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e arsimit në komunën e Çairit dhe do të ofrojë mundësi më të mira për zhvillimin e fëmijëve dhe nxënësve të tjerë.

Previous Post

Hajredini: LSDM-BDI ndërtuan 25,5 km rrugë, ndërsa as 2km për në Kosovë

Next Post

BDI: Ky nuk është incident i izoluar – ky është sulm i koordinuar ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

BDI: Ky nuk është incident i izoluar – ky është sulm i koordinuar ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk