Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zv/kryeministri Fetai takon drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin

15/11/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, z. Arben Fetai, zhvilloi sot një takim zyrtar në ambientet e SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) me drejtuesin e saj, z. Altin Dumani.

Gjatë takimit, z. Fetai informoi nikoqirin mbi misionin dhe prioritetet e mandatit të tij, me fokus të veçantë në politikat dhe koordinimin e luftës kundër korrupsionit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura si bazë për avancimin e qeverisjes së mirë.

Nga ana tjetër, z. Dumani prezantoi historikun dhe strukturën e SPAK-ut, duke ndarë përvojat mbi rrugëtimin e këtij institucioni si dhe sfidat dhe sukseset në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Ai nënvizoi se pavarësia e plotë e SPAK nga politika dhe institucionet ekzekutive, si dhe buxheti i konsoliduar mirë, kanë qenë shtyllat kryesore të suksesit të këtij institucioni. Si rezultat, besimi i qytetarëve ndaj SPAK-ut ka arritur në nivel prej 70%.

Diskutimet u përqendruan edhe në mundësitë e shkëmbimit të përvojave me institucionet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh reformat që po ndërmerren në këtë sektor. Përvojat pozitive të SPAK-ut, i cili gëzon një reputacion të lartë në Shqipëri dhe në rajon, u vlerësuan si shembull i rëndësishëm për t’u ndjekur.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shtetit të së drejtës në të dyja vendet.

 

 

 

 

 

Previous Post

Tifozët serbë fishkëllejnë kur thirret emri i Xhakës

Next Post

Ndodh rrallë! Ndryshimi i fundit i Princi William dhe Kate Middleton

Related Posts

Maqedoni

Ademi me letër të hapur për OSBE-në dhe Ambasadat

04/08/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE me tone të ashpra ndaj Taravarit: “Secili do ta marrë atë që meriton”

04/08/2025
Maqedoni

Morina:Punësim real, jo premtime boshe, 9 shqiptarë të rinj në Agjencinë për Bujqësi!

04/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Nëse fitoj Çairin, Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër(VIDEO)

04/08/2025
Maqedoni

Mickoski: Buxheti për shkencën është dyfishuar

04/08/2025
Maqedoni

VLEN: Qëndrojmë fuqishëm pas kandidaturës së Fisnik Melës në Dibër

04/08/2025
Next Post

Ndodh rrallë! Ndryshimi i fundit i Princi William dhe Kate Middleton

Ademi me letër të hapur për OSBE-në dhe Ambasadat

04/08/2025

VMRO-DPMNE me tone të ashpra ndaj Taravarit: “Secili do ta marrë atë që meriton”

04/08/2025

Morina:Punësim real, jo premtime boshe, 9 shqiptarë të rinj në Agjencinë për Bujqësi!

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk