Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zv/kryeministri Fetai ka marrë kërcënime për jetën në postën elektronike

08/11/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, ka marrë në email-in zyrtar një mesazh me kërcënim për jetën.

Fetai e publikoi kërcënimin në rrjetet sociale, duke thënë se kjo ndodh pas deklaratës së tij për heqjen e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.

Reagim pas kërcënimit me jetë “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”
Sot, nga kryeqendra evropiane, Brukseli, ndjehem i detyruar të reagoj për një kërcënim me jetë që kam pranuar në emailin tim zyrtar. Ky kërcënim erdhi pas deklaratës time të djeshme për mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.
Emaili titullohet “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI” dhe përmban këtë mesazh: “20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë; vdekje për shiptarët.”
Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj këtij kërcënimi. Njoftoj kërcënuesin dhe opinionin se e kam informuar personalisht ministrin e brendshëm, Pançe Toshkovski, duke kërkuar veprim dhe rritje të masave të sigurisë sime personale. Padia është në përgatitje, pasi kërcënuesit dhe ekstremistët duhet të marrin përgjigjen e merituar: dënim me burg sipas ligjeve në fuqi.
Njëkohësisht, u bëjmë me dije të gjithë atyre që kanë mendësi tribale se nuk ka fuqi që na ndalon nga përgjegjësia që kemi marrë si funksionarë të koalicionit VLEN. Kujtoj të gjithë se gjuha shqipe nuk kërcënon asgjë dhe askënd. Gjuha është pasuri, mjet komunikimi që shërben për t’u kuptuar dhe bashkëpunuar, prandaj, asesi nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të jetë pretekst për matrapazët e këtij soji të pengojnë punën tonë.
Mbetemi të fokusuar në rrugën evropiane.
Të fala nga Brukseli!

Previous Post

Bay T me akuza ndaj produksionit: Mbi 5 mijë vota veç prej familjarëve

Next Post

MPB: Po hetojmë se kush e ka kërcënuar zv/kryeministrin Arben Fetai

Related Posts

Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Next Post

MPB: Po hetojmë se kush e ka kërcënuar zv/kryeministrin Arben Fetai

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk