Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zjarri në Trubarevë, MMPJH del me rekomandime për qytetarët

13/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon opinionin publik se sot ka shpërthyer një zjarr në një objekt për riciklim të baterive dhe mbeturinave elektronike.

Bëhet fjalë për një objekt që posedon leje të vlefshme për menaxhim me mbeturina, të lëshuar nga Ministria.Shërbimet kompetente kanë ndërhyrë menjëherë dhe po punojnë në lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Për të siguruar informacione të sakta dhe transparente lidhur me ndikimin e mundshëm në mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve, Ministria ka angazhuar laboratorë të akredituar për matjen e cilësisë së ajrit ambienal në zonën e prekur.

Rezultatet nga këto matje do të publikohen menjëherë pas përpunimit të tyre, ndërsa rezultatet e para priten tashmë sonte! Ministria do të vazhdojë të informojë rregullisht dhe me kohë opinionin publik për të gjitha aktivitetet dhe gjetjet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

Në pritje të rezultateve të matjeve, Ministria rekomandon që qytetarët në zonën e prekur të ndërmarrin masat e mëposhtme mbrojtëse:
1. Qëndroni në shtëpi – Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura, veçanërisht afër vendit të zjarrit.
2. Mbyllni dritaret dhe dyert – Për të zvogëluar ndësinë e futjes së ajrit të ndotur në hapësirat e brendshme.
3. Fikni ventilimin nga jashtë – Shmangni përdorimin e kondicionerëve dhe sistemeve pa filtra që tërheqin ajër nga jashtë.
4. Mbroni grupet e ndjeshme – Fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
5. Përdorni maska mbrojtëse – Nëse duhet të dilni jashtë, përdorni maska të tipit FFP2 ose FFP3.
6. Kujdes me ushqimin dhe ujin – Lani mirë frutat dhe perimet nga kopshtet përreth. Përdorni vetëm ujë nga burime të sigurta.
7. Ndiqni informacionet zyrtare – Informohuni rregullisht përmes kanaleve zyrtare të Ministrisë.

Ministria apelon për qetësi dhe sjellje të arsyeshme dhe siguron se të gjitha institucionet kompetente janë të mobilizuara për të ndjekur dhe menaxhuar situatën.

Previous Post

Bardhi shënon supergol, por fitoren e merr Alanyaspori

Next Post

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

Related Posts

Maqedoni

Dauti: Atë që BDI s’e bëri për 4 vite, ne e bëmë për një vit qeverisje, gjuha shqipe kudo në tabela!

04/10/2025
Maqedoni

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

04/10/2025
Aktuale

Pas dy muaj punë intensive, Izet Mexhiti dhe Bajram Vardar nesër prezantojnë Master Planin për Çairin

04/10/2025
Aktuale

Dita Botërore e Mësuesve, MASH nesër fillon fushatën kombëtare „Magjia është në Dije“

04/10/2025
Maqedoni

Mërgata kërçovare me kërkesa konkrete pêr Fatmir Limanin!

04/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Dora e shtetit ka mbërritur në Graçan-rruga e re është simbol i rikthimit të shpresës

04/10/2025
Next Post

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

Shtyhet data e nisjes së ‘Big Brother VIP Kosova 4!Arsyeja do t’ju çudisë

04/10/2025

Dauti: Atë që BDI s’e bëri për 4 vite, ne e bëmë për një vit qeverisje, gjuha shqipe kudo në tabela!

04/10/2025

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk