Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ziberi: Institucionet ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm”

19/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas më shumë se 13 vjet një vajzë nga Shuto Orizarja e Shkupit pajiset me dokumente, gjegjësisht vjen nga Vërtetimi nga libri amë i të lindurve dhe me këtë bëhet e dukshme për institucionet dhe pandërprerë t’i realizojë të drejtat e saj dhe të regjistrohet në shkollë. Avokati i Popullit Naser Ziberi sot në konferencë për media tregon se ky nuk është rast i izoluar dhe ju bën thirrje institucioneve që të animohen dhe ta zgjidhin problemin për rreth 400 “persona të padukshëm” të cilët kanë kërkuar vërtetim sipas ndryshimeve ligjore në vitin 2021.

 

Edhe pse për zgjidhjen e problemit nevojitej vetëm dokument nga spitali ku ka lindur fëmija, rasti mbyllet pasi përfshihet Qendra ditore, organizatat joqeveritare dhe Avokati i Popullit. Është interesante, që edhe vetë Avokatit të Popullit i kanë kërkuar më shumë dokumente dhe i duheshin rreth dy muaj që ta zgjidhin këtë rast.

 

Udhëheqësja e Qendrës ditore në Shuto Orizarë, sqaroi se procedura fillon nga viti 2023, kur te ata drejtohet nëna e vajzës. Problemi, siç tha, është ai se edhe pse vajza ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, babai nuk jeton në shtet, ndërsa nëna nuk ka arritur ta regjistrojë në librin amë.

 

Avokati i Popullit Ziberi informoi se problem me regjistrimin në evidencën e librave amë dhe marrjen e vërtetimit kanë shumë persona. Në thirrjen e parë nga 700 të paraqitur, të animuar dhe të nxitur janë 400 të parashtrojnë kërkesë që të evidentohen. Prej tyre, 268 kishin hyrë në procedurë, ndërsa 60 deri më tani kanë arritur të marrin numër amë.

 

“Problemi ka qenë i kahershëm dhe në vitin 2021 janë bërë një sërë ndryshimesh ligjore, të cilat krijuan kushte që regjistrimi të kryhej sipas detyrës zyrtare. Megjithatë, gjërat janë të ndryshme në praktikë. Dëshmi se nuk po funksionon në mënyrë optimale është se në vitin aktual, edhe pse është më pak se dy muaj, kemi ankesa nga kjo zonë. Një nga shembujt më të spikatur është kur nëna dhe fëmija nuk janë të regjistruar dhe janë praktikisht të padukshëm për institucionet”, sqaroi Ziberi.

 

Ziberi, theksoi se në rekomandimet e raportit vjetor do të tregohet se Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë duhet të jetë më azhure.

Previous Post

Nënshkruhet Marrëveshja për filtrimin e ajrit ,do të shpërndahen në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione të tjera publike kritike

Next Post

Putin: Rusia e gatshme të rinisë negociatat për Ukrainën

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Putin: Rusia e gatshme të rinisë negociatat për Ukrainën

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk