Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Zhegrova merret vesh me Juventusin, zbulohet edhe rroga e tij

20/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Edon Zhegrovës duket se do të jetë e lidhur me futbollin italian.

Ylli kosovar ka arritur marrëveshje personale me Juventusin.

Për këtë siguron mediumi italian, “Tuttosport”, i afërt me gjigantin italian, përcjell “Gazeta Express”.

Mediumi italian tutje nënvizon se, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, 26-vjeçari do ta nënshkruajë një kontratë afatgjate me “Zonjën e Vjetër” dhe në Torino do të paguhet 2,5 milionë euro në vit.

Më saktësisht, ish-futbollisti i Baselit mund ta hedh të zezën mbi të bardhë për një periudhë pesëvjeçare me gjigantin italian.

Ndërkohë, tash iu mbetet “Bianconeri” që ta gjejnë gjuhën e përbashkët me klubin e futbollistit, Lille.

Francezët i kërkojnë 25 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit kosovar, kurse italianët janë të gatshëm t’i paguajnë 20 milionë, duke e pasur parasysh se anësori ofanziv e ka vetëm edhe një vit kontratë.

Majtaku këmbëshpejtë e kishte njoftuar muaj më parë Lillen se s’do ta vazhdonte kontratën dhe drejtuesit e klubit duan ta shesin në këtë verë lojtarin për të mos e humbur pa para në verën e ardhshme.

Juve synon t’ia bashkojë sulmuesit Jonathan David edhe një tjetër ish-futbollist të Lillet, duke nënshkruar me futbollistin ofanziv nga Kosova.

Dyshja kishte shkëlqyer së bashku në sezonin e kaluar tek ekipi francez.

Interesim për Zhegrovën së fundmi ka shfaqur edhe Olympique Marseille, por dëshirë e futbollistit është të largohet nga Franca për ta bërë një hap përpara në karrierë.

Qe një kohë, interesim për të kishte shfaqur edhe Napoli në Itali, por së fundmi napolitanët janë tërhequr nga “Messi i Kosovës”.

Zhegrova nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa për një kohë u la edhe jashtë ekipit në stërvitje.

Në javët e fundit po ushtron me Lillen, por mendjen e ka diku tjetër…

Previous Post

Kontroll në Shtip, gjenden armë dhe municione, tre persona të ndaluar

Next Post

DAP: Më shumë se 11 mijë punëdhënës nuk kanë paguar pagat bruto dhe kontributet për korrikun

Related Posts

Shqipëri

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025
Sport

Xhaka shënon për Zvicrën

10/10/2025
Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10/10/2025
Sport

Juventusi në gjuhën shqipe i uron suksese Zhegrovës para përballjes me Slloveninë

10/10/2025
Sport

Trajneri i Serbisë: I dimë ndryshimet që Shqipëria do t’i ketë në formacion

10/10/2025
Sport

Dita e Kosovës, “Dardanët” luajnë sonte ndaj Sllovenisë

10/10/2025
Next Post

DAP: Më shumë se 11 mijë punëdhënës nuk kanë paguar pagat bruto dhe kontributet për korrikun

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk