Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zgjerimi i Qeverisë: LSDM dhe ASH thirrin kryesitë partiake

09/02/2023
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se, rezultati final i negociatave për hyrjen e ASH-së në Qeveri, do të dihet pas përfundimit të mbledhjes që LSDM dhe ASH do të zhvillojnë sonte me organet partiake, nëpër selitë e tyre.

Aleanca për Shqiptarët (ASH), sic njofton KlanM, mbledh sot në Tetovë Kryesinë Qendrore të partisë për të diskutuar draft marrëveshjen e arritur me LSDM-në për t’iu bashkuar pushtetit, ndërkohë, LSDM-ja do të zhvillojë seancë të Bordit Ekzekutiv dhe Bordit Qendror, në të cilat do të prezantohet rezultatin e negociatave me ASH-në, si dhe ofertën ndaj liderit të Alternativës, Afrim Gashi.

I pyetur rreth pozicionit të Alternativës, e cila aktualisht është partnere e koalicionit, Kovaçevski, sic njofton KlanM, tha se dera për Alternativën mbetet e hapur dhe dëshirojnë që ajo mos të del nga Qeveria.

“Duam që Alternativa të mbetet pjesë e shumicës parlamentare dhe qeveritare. Duke pasur parasysh se bisedohet për hyrjen e një partneri të ri në koalicionin qeveritar, partitë politike që janë pjesë e shumicës aktuale duhet të bëjnë adaptime të caktuara që të realizohet ajo ide” – tha Dimitar Kovaçevski.

I pyetur rreth takimin të mbrëmshëm në Kuvend mes liderëve të Alternativës dhe VMRO – DPMNE-së, Afrim Gashi dhe Hristijan Micskoski, Kryeministri komentoi shkurt se në lidhje me këtë, liderët në fjalë tashmë janë prononcuar.

“Që të dy mbrëmë deklaruan se, janë takuar në Kuvend dhe janë përshëndetur” – u përgjigj Kovaçevski.

Takimi i mbrëmshëm Gashi – Mickoski, sic njofton KlanM, vjen pasi, kreu i Alternativës gjatë ditës së djeshme realizoi takim me kryeministrin Kovaçevski, për të diskutuar rreth përbërjes së re qeveritare.

Nga Alternativa janë shprehur se, presin zyrtarizimin e koalicionit me partnerin e ri eventual që më pas të thotë fjalën e fundit, do të rrijë në qeveri ose do të kalojë në opozitë.

Ndërkohë, sic percjell KlanM, Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruar se seanca parlamentare për rikonstruimin e Qeverisë, mund të thirret të hënën, nëse gjatë ditës ose nesër Kryeministri Kovaçevski dorëzon propozimin për kabinetin e ri qeveritar në Kuvend.

Për këtë temë dje pasdite në Kuvend ishin takuar Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Previous Post

PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në procesin e dialogut

Next Post

Mexhiti: S’e votoj shumicën e re parlamentare

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Taravari ndjente keqardhje për gjendjen e mjerueshme të BDI-së

12/05/2025
Maqedoni

Kasami: Pozitat e VLEN në Qeveri nuk preken, çdo ndryshim me marrëveshje të re

12/05/2025
Maqedoni

Taravari: ASH vendosi të shkoj në opozitë

12/05/2025
Aktuale

Kasami: Mbështetësit e Taravarit nuk shkojnë te BDI, do të kemi edhe “Badenter”

12/05/2025
Maqedoni

Fillon mbledhja e ASH-së, nuk merr pjesë Arben Fetai

12/05/2025
Maqedoni

Numan Selami merr çmimin e parë në garat Kur’anore!

12/05/2025
Next Post

Mexhiti: S’e votoj shumicën e re parlamentare

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

12/05/2025

Ibrahimi: Taravari ndjente keqardhje për gjendjen e mjerueshme të BDI-së

12/05/2025

Kasami: Pozitat e VLEN në Qeveri nuk preken, çdo ndryshim me marrëveshje të re

12/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk