Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Zgjedhjet presidenciale të 2025 ndikojnë në vendimet e liderit të Bjellorusisë? Lukashenka fal edhe 32 të burgosur politikë

21/11/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alyaksandr Lukashenka, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka falur edhe 32 të burgosur politikë, sipas kanalit proqeveritar në Telegram Pul Pervogo, edhe pse vlerësohet se 1.300 aktivistë opozitarë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi.

Identiteti i të burgosurve të falur nuk është zbuluar, por sipas raportimit, të gjithë kishin qenë të dënuar për ekstremizëm, akuzë që gjerësisht është përdorur kundër aktivistëve politikë.

Sipas kanalit në Telegram, në mesin e të falurve ishin 24 burra dhe tetë gra dhe nëntë nga ta ishin mbi moshën 50-vjeçare.

Vendimi për falje nënkupton lirimin e individëve nga vuajtja e dënimit të tyre, por jo edhe heqja e akuzës nga regjistrat për të kaluarën e tyre kriminale. Ata do të vazhdojnë të monitorohen nga Ministria e Brendshme, u tha në raportim.

Kjo është hera e gjashtë gjatë këtij viti që Bjellorusia fal të burgosur politikë, duke bërë që në total deri më tani të jenë falur 178 persona. Më herët gjatë këtij muaji, 31 të burgosur politikë u falën.

Vendimi i fundit për falje vjen pas shtypjes së ashpër të disidencës, pasi Bjellorusia u përball me protesta masive më 2020, kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Lukashenka u përgjigj me shtypje të fuqishme të protestave, duke detyruar të paktën 13.000 persona të largoheshin nga vendi.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, afër 1.300 të burgosur politikë vazhdojnë të jenë në burgjet bjelloruse dhe në mesin e tyre ka edhe gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Bjellorusia pritet të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale në janar të vitit 2025 dhe Lukashenka gjerësisht pritet të shpallet fitues./ REL

Previous Post

Shpërthen vullkani në Islandë, i shtati në një vit

Next Post

Aktivitete të përforcuara për pastrimin e rrugëve pas reshjeve të mbrëmshme

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post

Aktivitete të përforcuara për pastrimin e rrugëve pas reshjeve të mbrëmshme

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

15/09/2025

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

15/09/2025

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk