Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale/ Gordana Siljanovska Davkova kandidate e VMRO-DPMNE-së

02/03/2024
Zgjedhjet presidenciale/ Gordana Siljanovska Davkova kandidate e VMRO-DPMNE-së
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VMRO-DPMNE-ja zyrtarizoi kandidaturën e Profesores, Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjet Presidenciale. Gjatë fjalimit, ajo përmendi disa zotime, të hiqet pragu prej 40% në rrethin e dytë, të rregullohet pjesa e mandatarit për qeverinë e re, për fushën e pushtetit lokal, situatës së jashtëzakonshme dhe të luftës si dhe saktësimin e kompetencave të Presidentit, vecanërisht faljet.

Deputetja dhe profesorja Gordana Siljanovska – Davkova do të jetë kandidate e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale. Në Konventën e sotme partiake, nga 448 delegatë që votuan, 444 prej tyre I dhanë “dritë jeshile” kandidaturës së saj. Davkova nuk kishte kundërkandidat.

Do të ndërtoj aleanca, do të integroj e jo të dezintegroj – tha Davkova duke pohuar se ndasitë e kanë shndërruar shtetin në arenë gladiatorësh.

“Të krijojmë lidhje me ata që janë larguar, jo me fajin e tyre. Nuk bëhemi Evropianë, nuk ushtrohet evropianizimi përmes retorikës BE, BE, BE…por përmes demokracisë. T`i lëmë anash këto ndasi të tmerrshe partiake e politike, të mos sillemi ndaj opozitës sic ata kanë vepruar ndaj saj, për shkak se pa opozitë s`ka demokraci. Të ndërtojmë konsensusin për cështjet dhe interesat më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Davkova ka theksuar se si Presidente e vendit do të formojë një ekip të ekspertëve me profesorë të mirënjohur të së drejtës kushtetuese nga vendi dhe jashtë, për ta shqyrtuar Kushtetuën lidhur me gjenerimin e problemeve në rendin kushtetues./tvklan.mk

Previous Post

Ahmeti: Kemi shkelë në shtigje të pa hapura, por kemi lënë gjurmë…! N. S 02.03.24 18:20 FESTA E 7 DHE 8 MARSIT Sekretariatit për mundësi të barabarta të BDI-së organizoi manifestimin me moton “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit”. Historia na rastisi që në vazhdimësi të shkelim në shtigje të pa hapura, por e rëndësishme është që të lësh gjurmë – tha në fjalimin e tij Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, duke iu drejtuar manifestimit “Një premtim në vigjilje të 7 dhe 8 Marsit” në organizim të Sekretariatit për mundësi të barabarta të BDI-së. “Kështu na rastisi historia që në vazhdimësi të shkelim nëpër shtigje të pa hapura. Por, cfarë është e rëndësishme të hapish shtigje të pa hapura, e rëndësishme është që të lësh gjurmë, për shkak se në rrugë të hapur ec gjithkush, kurse në shtigje të pa hapura është vështirë dhe në këtë ëvshtirësi, gjurmët kanë mbetur. Ne e nisëm me Teutën si deputete të parë dhe sot mbi 40% të Kuvendarëve, të deputetëve në parlamentin e RMV-së janë gra shqiptare”, tha Ali Ahmeti. Manifestimit iu drejtuan edhe mysafire nga Shqipëria dhe Kosova sikurse Deputetja në Kuvendin e Kosovës dhe Nënkryetarja e AAK-së, Time Kadriaj dhe Etilda Gjonaj deputete në Parlamentin shqiptar. Sipas Gjonajt, në dy vitet e fundit rajoni ynë është sfiduar me cështjet e paqës, sigurisë dhe jetët e grave, duke përmendur diskutimet për manifestimet e ndryshme të dhunës dhe format më të rënda të femicidit. Sipas saj, gratë kanë nevojë për një tablo më të gjerë për të ndërmarrë masat. “Nëse prezenca ime sot këtu dhe prezenca e Times nuk është rastësore për të ndarë këto mesazhe me ju, por është edhe për të treguar konkretisht që ne përtej kufijve gjeografik por për faktin që jemi një zemër, një komb – jemi këtu për të mbështetur njëra-tjetrën, sot dhe nesër”, tha Etilda Gjonaj. Nga Sekretariati për mundësi të barabarta të BDI-së, në manifestimin e sotëm, me mirënjohje dhe dhurata u nderuan mësueset në trevat shqiptare të vendit./tvklan.mk

Next Post

Bujar Spahiu rizgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

Related Posts

Maqedoni

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

10/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Kultura, shtyllë strategjike për zhvillimin e Çairit dhe ringjalljen e Çarshisë së Vjetër

10/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Bashkim po, por vetëm për çështjet strategjike, jo për heqjen e Balancuesit, gjuhës dhe Marrëveshjes së Ohrit

10/10/2025
Maqedoni

Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

10/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Po ia kthejmë pamjen autentike Çarshisë së Vjetër

10/10/2025
Maqedoni

Po udhëtonte nga Stambolli në Tetovë, gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat e arit

10/10/2025
Next Post
Bujar Spahiu rizgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

Bujar Spahiu rizgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

10/10/2025

VLEN Likovë: Erkan Arifi vazhdon keqpërdorimet! Ofron bekatonka në këmbim të votës

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk