Kryesocialdemokrati Venko Filipçe mohon koalicionin me BDI-në në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Filipçe thotë se bashkëpunimi eventual mund të vijë në raundin e dytë. Emrat e të gjithë kandidatëve të tyre do t’i zbulojnë javën tjetër.
“Në rrethin e parë të zgjedhjeve do të dalim me koalicionin tonë ekzistues, ndërkaq në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të bisedojmë edhe me parti të tjera të bllokut shqiptar. Ne kemi finalizuar emrat e kandidatëve dhe në fund të kësaj apo në fillim të javës që vjen do t’i prezantojmë edhe emrat e mbetur. Ne i kemi zgjedhur kandidatët më të mirë, të cilët kanë kredibilitet në rrethinat e tyre.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.