Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Zgjatet me dy ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

27/11/2023
Zgjatet me dy ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është shtyrë me dy ditë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari.

“Shteti i Katarit njofton se, në kuadër të negociatave të vazhdueshme, është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin humanitarian me dy ditë shtesë në Rripin e Gazës”,-tha ministri.

Më herët, Izraeli kishte thënë se do ta zgjaste ndërprerjen e luftimeve nëse Hamasi lironte 10 pengje në ditë.

Hamasi ka thënë gjithashtu se shpreson ta zgjasë armëpushimin, i cili hyri në fuqi të premten, pas disa javë negociatash indirekte të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Më vonë gjatë ditës palët pritet të kryejnë shkëmbimin e fundit në kuadër të armëpushimit katër ditor.

Sipas marrëveshjes fillestare, pritej që në total të liroheshin 50 pengje izraelite dhe që Izraeli të lironte 150 të burgosur palestinezë.

Por gjithashtu Izraeli thotë se mbetet i përkushtuar për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Hamasit dhe për t’i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Gazë.

Kjo mund të nënkuptojë zgjerimin e një ofensive tokësore nga pjesa veriore e shkatërruar e Gazës në jug të rajonit, ku qindra mijëra palestinezë janë grumbulluar në vendstrehimet e ngritura nga Kombet e Bashkuara dhe ku kushtet e vështira vazhdojnë, pavarësisht rritjes së nivelit të ndihmave gjatë armëpushimit.

“Izraeli do të rifillojë operacionet e tij me “fuqi të plotë”, sapo të skadojë marrëveshja aktuale, nëse Hamasi nuk pranon lirimin e pengjeve të tjerë. Ne synojmë eliminimin e grupit (militant) dhe lirimin e personave të tjetë që mbahet peng”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i qeverisë Eylon Levy.

Dy zyrtarë egjiptianë që folën në kushte anonimiteti bënë të ditur se po zhvillohen bisedime me synim zgjatjen e armëpushimit edhe për katër ditë të tjera. Njëri prej tyre tha se të dyja palët kanë rënë dakord në parim. Megjithatë ai shtoi se dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor po i ndërlikon gjërat. Që nga fillimi i luftës atje janë arrestuar dhe vrarë me qindra palestinezë në përleshjet me forcat izraelite.

Në tre ditë armëpushimi, me dhjetëra persona të marrë peng, kryesisht gra dhe fëmijë, janë liruar nga grupi militant. Sipas autoriteteve izraelite Hamasi mori peng rreth 240 persona më 7 tetor në ditën e sulmit të përgjakshëm, që u bë shkak për një fushatë ushtarake nga ajri dhe toka të Izraelit.

Ndërkohë në Izrael janë zhvilluar tubime ku pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për kthimin e pjesës tjetër të personave të marrë peng.

Deri tani janë liruar gjashtëdhjetë e dy pengje, pothuajse të gjithë gjatë armëpushimit. Më parë, forcat izraelite liruan një person ndërsa dy të tjerë u gjetën të vdekur brenda Gazës.

Besohet se Hamasi dhe grupe të tjera militante vazhdojnë të mbajnë peng rreth 175 persona, mjaftueshëm për ta zgjatur armëpushimin për dy javë e gjysmë. Në mesin e tyre ka dhe disa ushtarë izraelitë, për lirimin e të cilëve ka të ngjarë që militantët të bëjnë kërkesa shumë më të mëdha.

Vetëm dje (të dielën), Hamasi liroi 17 pengje izraelite dhe të huaj, mes tyre një shtetase amerikane 4 vjeç, ndërsa Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë, shkëmbimi i tretë bazuar në marrëveshjen e armëpushimit./ VOA

Previous Post

Kuvendi votoi, Marija Janiçeska do të udhëheq me ATO-në

Next Post

Masat antikrizë nesër në Qeveri/ Përfshihen 400 mijë qytetarë – pensionistë, studentë, prindër të vetëm

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post
Masat antikrizë nesër në Qeveri/ Përfshihen 400 mijë qytetarë – pensionistë, studentë, prindër të vetëm

Masat antikrizë nesër në Qeveri/ Përfshihen 400 mijë qytetarë – pensionistë, studentë, prindër të vetëm

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk