Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Zgjatet armëpushimi me 3 ditë në Sudan, por luftimet vazhdojnë akoma

28/04/2023
Zgjatet armëpushimi me 3 ditë në Sudan, por luftimet vazhdojnë akoma
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtria dhe një grup paramilitar në Sudan janë pajtuar që të zgjasin marrëveshjen e armëpushimit, disa orë para se armëpushimi paraprak prej 72-orësh të skadonte.

Zgjatja e armëpushimit, edhe për 72 orë, vjen pas përpjekjeve intensive diplomatike nga shtetet fqinje, por edhe nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara.

Por, pavarësisht armëpushimit, në kryeqytetin sudanez, Kartum, po vazhdojnë luftimet e ashpra.

Armëpushimi paraprak mundësoi largimin e mijëra personave, teksa disa shtete vazhduan përpjekjet e tyre për evakuimin e qytetarëve të tyre.

Pothuajse dy javë luftime të ashpra midis ushtrisë dhe një grupi paramilitar kanë lënë të vdekur qindra persona.

Në Sudan po luftojnë ushtria dhe grupi paramilitar i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.

Sudani Jugor ka ofruar që të ndërmjetësojë bisedimet e paqes dhe ushtria sudaneze është pajtuar që të dërgojë përfaqësues në këto bisedime.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni “në mënyrë shumë aktive” ka punuar në zgjatjen e armëpushimit, duke shtuar se pavarësisht se armëpushimi i parë nuk u respektua plotësisht, ai mundësoi uljen e dhunës.

Por, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, më vonë tha se situata mund të përkeqësohet në çdo moment.

Ndërkaq, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë dhe dëshmitarët thanë se ushtria ka sulmuar pozicionet e grupit paramilitar në Kartum.

Të paktën 512 persona janë vrarë në luftime që nisën më 15 prill dhe pothuajse 4.200 të tjerë janë plagosur, edhe pse numri real i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Dhuna shpërtheu fillimisht në kryeqytet, Kartum, midis fraksioneve rivale ushtarake, që po luftojnë për kontrollin e Sudanit – shtetit të tretë më të madh në Afrikë.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

Mosmarrëveshjet kryesore në planin për trazicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re./REL

Previous Post

Vdekja e shtetasit të RMV-së në Bullgari, reagon MPJ

Next Post

Mickoski: Ngjarjet në këshillin Gjyqësor – vandalizëm në skenë të hapur

Related Posts

Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Next Post
Mickoski: Ngjarjet në këshillin Gjyqësor – vandalizëm në skenë të hapur

Mickoski: Ngjarjet në këshillin Gjyqësor – vandalizëm në skenë të hapur

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk