Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Zëvendësministri Nikolloski takim në selinë e Bankës Botërore 

14/07/2023
Zëvendësministri Nikolloski takim në selinë e Bankës Botërore 
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në selinë e Bankës Botërore në Uashington, zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Koen Davidse dhe drejtorin për Zhvillim Njerëzor, Michal Rutkovski.

Takimi ishte në funksion të përgatitjes së Kornizës së re të partneritetit të vendit me Bankën Botërore për periudhën 2024-2028. Zëvendësministri shprehu mirënjohje për këtë institucion financiar ndërkombëtar për përgatitjen e Diagnostifikimit sistemik të vendit, i cili paraqet raport analitik që i paraprin Kornizës së partneritetit.

“Identifikimi i kujdesshëm i prioriteteve është më i rëndësishëm për realizim të sukseshëm të programit të ri dhe për arritje të qëllimeve të përcaktuara. Prioritetet që do të përfshihen në Kornizën e re të Partneritetit duhet të rezultojnë nga ajo që është definuar nga Qeveria si prioritet në dokumentet strategjike nacionale dhe në Programin e rritjes ekonomike, ku janë përfshirë reformat kyçe të miratuara bashkërisht me Bashkimin Evropin, që do të thotë përafrim i vendit në BE” theksoi zëvendësministri i Financave, Nikolloski.

Në takim u diskutua edhe për portofolin rrjedhëse të projekteve që po realizohen në vend me mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të të cilit janë duke u implementuar nëntë projekte me hua prej 400 milionë dollarësh amerikanë.

Nikolloski foli edhe për aktivitetet që Qeveria po ndërmerr për miratimin e Strategjisë së kapitalit njerëzor, si dokument strategjik me qëllim të arritjes së rritjes më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe t’u ofrojë qytetarëve kushte më të mira dhe standard më të mirë të jetesës.

Qëllimi i kësaj strategjie është të ndihmohet vendi në përmirësimin e rezultateve të kapitalit njerëzor dhe të identifikojë sfidat kyçe dhe prioritetet reformuese, të cilat do të përmirësojnë dhe përkrahin rrugën drejt prosperitetit më të madh.

Zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski, në Uashington, realizoi takim në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar me drejtorin ekzekutiv alternativ, Luk Dresse dhe me shefin e misionit të FMN-së, Jacques Minian.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjen ekonomike dhe politikat në vend, me ç’rast zëvendësministri Nikolloski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale afatgjate.

Previous Post

Shukova:Për herë të parë, Maqedonia e Veriut mori një Regjistar Kombëtar të Ujërave nëntokësore

Next Post

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg

Related Posts

Biznes

10 destinacione të reja këtë dimër në aeroportet e Maqedonisë

18/10/2025
Biznes

600 mijë euro për rrjetin modern dhe digjital të transmetimit në Maqedoni – nënshkruhet marrëveshje granti midis MEPSO dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

15/10/2025
Biznes

Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online

14/10/2025
Biznes

Maqedonia fitoi çmimin prestigjioz për “Zhvillimin e Temës” në EXPO 2025 në Osaka

13/10/2025
Biznes

Borxhi 25 milionësh i Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kërkon zgjidhje urgjente

13/10/2025
Biznes

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

08/10/2025
Next Post
Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg

Numërohen votat e para nga Diaspora, Faton Peci po e deklason Arian Tahirin

18/10/2025

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk