Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Zëvendëskryeministri Bytyqi i dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

26/04/2023
Zëvendëskryeministri Bytyqi i dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot në mëngjes priti përzemërsisht Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e cila ndodhet në një vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me shpresë se kjo vizitë do t’i forcojë edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në pikën kufitare Bllacë u shoqërua nga Shpresa Jusufi, Ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Ambasadori Goce Karajanov, këshilltar special i presidentit Pendarovski për politikë të jashtme dhe Ambasadori Kenan Ramadani, drejtor i drejtorisë së protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zëvendëskryeministri Bytyqi është pjesë e delegacionit të presidentit Stevo Pendarovski i cili është nikoqir i presidentes Osmani-Sadriu dhe do të marrë pjesë në mbledhjen plenare të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pas së cilës është planifikuar të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentëve të të dy vendeve.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Sh. Spas” në Shkup, Pendarovski dhe Osmani-Sadriu, do të vendosin kurora lulesh mbi varrin e Goce Dellçevit, pas së cilës presidentja Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryeministrin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski me ç’rast do të mbajë fjalim në seancën solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Previous Post

Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Next Post

OBSh-ja paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik në Sudan

Related Posts

Aktuale

“FC Shkupi njofton: Çështja e stadiumit në Strumicë do të zgjidhet me rrugë ligjore”

17/08/2025
Maqedoni

Albulena Demiri Zendeli: Për herë të parë Forumit të Gruas i jepet bartësi i listës në Kërçovë

17/08/2025
Maqedoni

Stojançe drejtori me rrogë gati 2 mijë euro, si “branitel” i plagosur merr 500 euro

17/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani paralajmëron mekanizma për efikasitet “Çair 48” dhe tabelë publike: a do të bëhet Komuna e Çairit më në fund efikase në punë?

17/08/2025
Maqedoni

Sadiku përkujton sakrificën e Sllupçanit: Ka merituar shumë më shumë

17/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani, 20 vite karrierë personale, 0 projekte për Çairin

17/08/2025
Next Post
Shkëlqen ish-lojtari i Ballkanit – Mirlind Daku! Shënon hat-trick për Muran

OBSh-ja paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik në Sudan

“FC Shkupi njofton: Çështja e stadiumit në Strumicë do të zgjidhet me rrugë ligjore”

17/08/2025

Albulena Demiri Zendeli: Për herë të parë Forumit të Gruas i jepet bartësi i listës në Kërçovë

17/08/2025

Stojançe drejtori me rrogë gati 2 mijë euro, si “branitel” i plagosur merr 500 euro

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk