Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti pjesë e Këshillit të 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë

12/12/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministëri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti merr pjesë në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili mbahet sot në Vjenë.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, kishte interes të veçantë për temat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me përfshirjen e ndryshimeve në direktivat e legjislacionit evropian në fushën e ujërave dhe habitateve.

Gjithashtu, diskutimi ishte I ndërlidhur me prezantimin e studimit rajonal për kompensimin e karbonit dhe përditësimin e udhërrëfyesit të dekarbonizimit, i cili duhet të përfshijë perspektivën deri në vitin 2050 dhe objektivin e neutralitetit të karbonit, i cili është gjithashtu pjesë e Propozim-ligjit të Veprimit për Klimën, i cili hyri në procedurë qeveritare për miratim.

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë, sot në Vjenë mblodhi së bashku ministrat përgjegjës për energjinë dhe mjedisin e nëntë palëve kontraktuese të Marrëveshjes së Komunitetit të Energjisë. Në takim me ministrin e Mjedisit Mexhiti mori pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.

Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik ndërmjet BE-së dhe nëntë palëve kontraktuese: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina, dhe ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Objektivi i tij kryesor është të sjellë palët kontraktuese më afër BE-së duke lehtësuar reformat dhe duke zgjeruar gradualisht ligjin e BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën. 

Previous Post

Reagon Adelina Ismaili pasi Xheneta e ‘kalli’ me këngën e saj

Next Post

MPB po kryen bastisje në zyrat e Këshillit Gjyqësor

Related Posts

Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Maqedoni

Drejtoresha dyshohet se shpërndante materiale partiake, rasti përfundon në Prokurori

03/11/2025
Aktuale

MPB: Është arrestuar shoferi që përplasi për vdekje të moshuarin në bulevardin “Goce Dellçev”

03/11/2025
Aktuale

Njihuni me fshatin ku nuk votoi asnjë banor

03/11/2025
Maqedoni

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, jam ekonomist dhe kërkoj punë në sektorin privat

03/11/2025
Next Post

MPB po kryen bastisje në zyrat e Këshillit Gjyqësor

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk