Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti: Zbarkojmë në Prishtinë që të forcojmë frymën e bashkëpunimit ndërshtetëror

17/11/2024
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të udhëtojë në Kosovë për mbledhjen e parë të përbashkët ndërqeveritare që nga krijimi i Qeverisë së re. Ky takim, përpos pjesës protokolare dhe agjendës së harmonizuar mes dy qeverive rreth çështjeve për të cilat do të diskutohet dhe marrëveshjeve që do të nënshkruhen, paraqet edhe vazhdimësinë e përkushtimit tonë për të forcuar bashkëpunimin rajonal, dhe për ta trajtuar Republikën e Kosovës si partner të barabartë në të gjitha nismat dhe aktivitetet rajonale. Kështu ka shkruar në rrjetet sociale Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.
Ai më tej ka shtuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut zbarkon në Prishtinë me një qasje proaktive dhe interes të sinqertë për të trajtuar të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona. “Pavarësisht problemeve të cilat Qeveria e re i ka trashëguar nga qeveritë e kaluara, pavarësisht tendencave të orkestruara për ta fajësuar Qeverinë e re për secilin dështim të lënë në trashëgimi nga e kaluara, fryma e bashkëpunimit ndërshtetëror do të forcohet dhe besimi i ndërsjellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të rritet në vazhdimësi dhe do të ndërtohet, sepse ky është obligimi jonë i përbashkët përpara qytetarëve tanë”, ka thënë Mexhiti, për të shtuar: “Partnerët tanë politikë, miqtë dhe të gjithë aktorët tjerë shoqërorë në Republikën e Kosovës dua t’i informoj se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e vendosur dhe e palëkundur që të punojë që Ballkani perëndimor të transofrmohet në një regjion të zhvilluar dhe integruar me institucione e shërbime moderne dhe me garantim të lirisë së shprehjes, lirisë së lëvizjes dhe lirisë së organizimit për secilin individ apo grupacion, pavarësisht përkatësisë së tyre”.

Previous Post

Kabineti Kurti miraton dy nisma para mbledhjes me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Next Post

Përgatitjet për Ukrainën, Asani shqetëson trajnerin Sylvinho

Related Posts

Maqedoni

Ndalohet lëvizja në territorin e deponisë „Vardarishte“

11/09/2025
Maqedoni

Osmani takon ish drejtorët ekonomikë dhe organizativë të spitaleve – modeli i dy drejtorëve shembull i demokracisë konsesuale

11/09/2025
Maqedoni

Kasami: Komuna e Tetovës e përkushtuar në zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit

11/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: Taravari e shiti lojën, politikisht u ndamë pa asnjë fjalë të keqe!

11/09/2025
Maqedoni

VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

11/09/2025
Aktuale

“Diella” ministrja e parë me Inteligjencë Artificiale në qeverinë Rama! Do jetë përgjegjëse për tenderët

11/09/2025
Next Post

Përgatitjet për Ukrainën, Asani shqetëson trajnerin Sylvinho

Ndalohet lëvizja në territorin e deponisë „Vardarishte“

11/09/2025

Osmani takon ish drejtorët ekonomikë dhe organizativë të spitaleve – modeli i dy drejtorëve shembull i demokracisë konsesuale

11/09/2025

Kasami: Komuna e Tetovës e përkushtuar në zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk