Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zendeli: Kemi pritur që presidenti të prononcohet për kompletimin e KSHZ-së

19/12/2023
Zendeli: Kemi pritur që presidenti të prononcohet për kompletimin e KSHZ-së
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend, tha se janë të zhgënjyer që kreu i shtetit nuk u prononcua për nevojën për kompletimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) duke vlerësuar se me këtë ai dërgoi mesazh se zgjedhjet mund të jenë shumë kontestuese dhe jolegjitime.

Nga presidenti i shtetit sot kemi pritur që të prononcohet sot për propozimin tonë për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Duke marrë parasysh se ai mund të jetë njëri prej kandidatëve për zgjedhjet ardhshme presidenciale, ndërsa do të kemi edhe zgjedhje parlamentare dhe duke qenë se KSHZ-ja nuk është e plotë, prisnim që presidenti të prononcohet qartë se KSHZ -ja duhet të kompletohet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe atë që na imponon e drejta. Por ai nuk u prononcua për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer që si president i vendit për një çështje shumë të rëndësishme në vend, në shoqëri, nuk u prononcua”, tha deputeti i Lëvizjës BESA, Fadil Zejneli, pas fjalimit të Pendarovskit.

Në vlerësimin e fjalimit të Pendarovskit, Zendeli theksoi se ka vetëm konstatime që të gjithë i dinë. Siç tha ai, në fjalime të tilla, presidenti duhej të ketë udhëzime, në cilin drejtim duhet të shkojnë gjërat dhe si të zgjidhen ato.

“Ne i dimë bllokimet që i kemi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ato janë të vazhdueshme dhe nëse e lëmë mesazh të tillë, gjegjësisht presidenti Pendarovski dërgon mesazh të tillë, që do të shkojmë në zgjedhje pa u kompletuar KSHZ-ja, atëherë mesazhi është se këto zgjedhje mund të jenë shumë kontestuese, jolegjitime, sepse do të kemi KSHZ që nuk pasqyron atë që parashikon ligji dhe çfarë presin qytetarët në shoqërinë tonë”, tha Zendeli.

 

Previous Post

Luizi hyn në shtëpinë e ‘BBV3’, cili do të jetë roli i tij në edicionin e radhës?

Next Post

Ndryshim i madh në futbollin spanjoll, nga janari do të publikohen bisedat e gjyqtarëve

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post
Ndryshim i madh në futbollin spanjoll, nga janari do të publikohen bisedat e gjyqtarëve

Ndryshim i madh në futbollin spanjoll, nga janari do të publikohen bisedat e gjyqtarëve

Rike Roçi në aksion, provokon me pasion! (FOTO)

05/11/2025

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk