Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Zelenskyy takohet me udhëheqësit botërorë në takimin e G7-ës

20/05/2023
Zelenskyy takohet me udhëheqësit botërorë në takimin e G7-ës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në qytetin japonez, Hiroshima për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G7-ës. Ai gjithashtu mbajti disa takime dypalëshe me udhëheqësit botërorë. Vizita e zotit Zelenskyy vjen pasi Presidenti amerikan Joe Biden, u tha udhëheqësve të G7-ës të premten se Uashingtoni mbështet trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë F-16, ndërsa Kievi kërkon të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër Rusisë.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka zhvilluar takime dypalëshe me udhëheqësit botërorë që po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës.

“Ne jemi me ju dhe do të jemi me ju deri në fund. Të jeni të sigurt për këtë”, tha presidenti francez Macron gjatë takimit me zotin Zelensky.

Vizita e presidentit ukrainas në Japoni vjen pasi Presidenti Joe Biden u tha udhëheqësve të G7-ës të premten se Uashingtoni mbështet programin e përbashkët të trajnimit për pilotët ukrainas në avionët luftarakë amerikan F-16, ndërsa Kievi kërkon të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër Rusisë.

“Folëm shumë për koalicionin e ardhshëm të avionëve dhe dua të falënderoj ju dhe të gjithë partnerët për këtë vendim, për misionet stërvitore pasi kjo vërtetë është shumë e rëndësishme”, tha udhëheqësi ukrainas Zelenskyy.

Pas takimit me kryeministrin indian, Modi, ky i fundit e bëri të qartë mbështetjen e tij për dialogun dhe diplomacinë për të gjetur një rrugë përpara, sipas një deklarate në llogarinë zyrtare të zyrës së tij në ‘Twitter’.

Udhëheqësit e demokracive më të fuqishme të botës u zotuan të shtojnë masat ndëshkimore ndaj Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve të mëtejshëm të ekonomisë.

“Do t’i vendosim kufizime tregtisë me diamantët rusë. Diamantët rusë nuk do të rrojnë përgjithmonë”, tha Charles Michel, President i Këshillit Evropian.

Presidenti Volodymyr Zelensky i Ukrainës, një vend joanëtar i G-7ës, merr pjesë pasi u kthye nga Takimi i Lidhjes Arabe, në Xhedah të Arabisë Saudite.

Vende të tjera jo anëtare të ftuar përfshijnë krerët e Indonezisë, Koresë së Jugut, Vietnamit dhe Brazilit, pasi mikpritësi i takimit, kryeministri japonez dëshiron që vendimet të përfshijnë edhe përkrahjen e shteteve të hemisferës jugore.

“Ata e kanë kuptuar se kjo nuk mund të jetë vetëm një bisedë e ngushtë e G-7-ës për vendosje e sanksioneve ndaj Rusisë, por duhet të jetë një bisedë më e gjerë mbi pasojat globale të agresionit të Rusisë”, thotë Sheila Smith, eksperte për Japoninë tek Këshilli për Marrëdhniet me Jashtë.

Gjatë fundjavës, udhëheqësit do të diskutojnë për Kinën, duke kërkuar të pakësojnë ndërvarësinë në zinxhirët e furnizimit dhe të kundërshtojnë praktikat e Kinës që duke përdorur huatë apo investimet tek vendet e treta të ushtrojë presion mbi to.

“Nëse takimi i G-7-ës dëshiron të diskutojë këtë çështje, ai mund të diskutojë së pari se si Shtetet e Bashkuara nënshtrojnë gjashtë vendet e tjera anëtare”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Duke vizituar Memorialin e Paqes të qytetit pranë Kupolës Genbaku, e vetmja strukturë e pashembur pas sulmit me bombë atomike të SHBA-së më 1945, që vrau më shumë se 130,000 njerëz, udhëheqësit e G-7-ës u zotuan për angazhimin e tyre për “arritjen e një bote pa armë bërthamore”, duke i bërë thirrje Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit të ndërpresin aktivitetet e tyre bërthamore./VOA

Previous Post

Jim O’Brien, Ndihmësi i ri i Sekretarit të Shtetit për Evropën?

Next Post

Përmbytjet në Itali, rrëzohet një helikopter që po shkonte në ndihmë banorëve

Related Posts

Aktuale

Putin kërkon gjithë Donbasin – Trump: “Rusia është fuqi e madhe, Ukraina jo

17/08/2025
Botë

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16/08/2025
Botë

Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

16/08/2025
Botë

Pas takimit me Putinin, zbulohen detaje nga telefonata mes Trumpit, Zelenskyt dhe liderëve evropianë

16/08/2025
Botë

U evakuua nga Gaza në Itali për trajtim, ndërron jetë 20-vjeçarja palestineze për shkak të kequshqyerjes

16/08/2025
Aktuale

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025
Next Post
Përmbytjet në Itali, rrëzohet një helikopter që po shkonte në ndihmë banorëve

Përmbytjet në Itali, rrëzohet një helikopter që po shkonte në ndihmë banorëve

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025

Sopi reagon ndaj kërkesës së BDI-së për dorëheqje: Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë!”

17/08/2025

Menduh Thaçi thyen pritshmëritë: Asnjë kandidat, asnjë listë – PDSH jashtë zgjedhjeve!

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk