Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

02/04/2025
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit ushtarakë perëndimorë do të diskutojnë për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë, të cilat do të monitoronin një armëpushim të mundshëm në konfliktin me Rusinë, dhe do të ishin pjesë e strukturës së re të sigurisë në vend, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videoadresimin e tij të përnatshëm, të martën.

“Kjo është pika jonë fillestare: ushtria ukrainase duhet të jetë mjaftueshëm e fortë, dhe mbi këtë bazë duhet të ndërtohet e tërë arkitektura e sigurisë”, është shprehur Zelensky, përcjell Alast M.

“Brenda pak ditësh – të premten [më 4 prill] – do të mbahet një takim me përfaqësues të shteteve partnere, do të jenë përfaqësues ushtarakë”, ka pohuar presidenti ukrainas.

Zelensky u takua të martën, në Kiev, me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se “një rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.

Udhëheqësi i Ukrainës tha, po ashtu, në një konferencë të përbashkët për media me Baerbockun, se po pret për përgjigje “më konkrete” nga aleatët rreth gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë në dërgimin e trupave.

Franca dhe Britania e Madhe kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa, si pjesë e një të ashtuquajturi koalicion të vullnetit, për të monitoruar një armëpushim të mundshëm. Por, Rusia ka kundërshtuar ashpër çfarëdo dislokimi të trupave të huaja në Ukrainë.

Në videoadresimin e tij, Zelensky tha, gjithashtu, se Ukraina tashmë ka ndarë me partnerët e saj amerikanë “të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me shkeljet e Rusisë në sektorin e energjisë”.

Previous Post

Kryepalrmentari Gashi në tubimin internacional shkencornë organizim të Universitetit MIT, me ligjërata nga profesorë të Universitetit të Oksfordit

Next Post

Shaqiri-Dautit: Kadriu ishte profesioniste edhe para dy viteve, por atëherë propozonit ata që jepnin raporte në Livadhi të Strugës

Related Posts

Aktuale

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025
Aktuale

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Next Post

Shaqiri-Dautit: Kadriu ishte profesioniste edhe para dy viteve, por atëherë propozonit ata që jepnin raporte në Livadhi të Strugës

Rike Roçi në aksion, provokon me pasion! (FOTO)

05/11/2025

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk