Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Zelensky nuk beson se do të ketë takim trepalësh me Putin e Trump

17/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se nuk sheh asnjë shenjë se Rusia është gati për një samit trepalësh midis tij, presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se “në këtë fazë, nuk ka asnjë shenjë nga Rusia se do të zhvillohet një samit trepalësh”, raporton KosovaPress.

Presidenti ukrainas tha se vijat aktuale të frontit në luftën e vendit të tij me Rusinë duhet të jenë baza për bisedimet e paqes.

“Ne kemi nevojë për negociata të vërteta, që do të thotë se mund të fillojmë aty ku është vija e frontit tani,” tha Zelensky, duke shtuar se udhëheqësit evropianë e mbështesin atë.

Zelensky përsëriti qëndrimin e tij se është e nevojshme të vendoset një armëpushim në mënyrë që më pas të negociohet një marrëveshje përfundimtare.

“Është e rëndësishme që Uashingtoni të jetë me ne”, tha udhëheqësi ukrainas.

Zelensky udhëtoi për në Bruksel për të marrë pjesë në një video-konferencë të “koalicionit të të vullnetshmëve”, e cila bashkon mbështetësit e Kievit, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Ai më pas do të niset drejt Uashingtonit së bashku me udhëheqësit evropianë për t’u takuar me Donald Trump.

“Nuk e di saktësisht se çfarë diskutuan Putin dhe presidenti Trump gjatë samitit të tyre në Alaska. Dhe do të doja që presidenti Trump të ndante shumë detaje me mua dhe udhëheqësit evropianë. Ajo që na tha presidenti Trump për garancitë e sigurisë për mua është shumë më e rëndësishme sesa mendimet e Putin. Sepse Putin nuk do të na jep asnjë garanci sigurie”, tha Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se homologu i tij rus Vladimir Putin, ka “shumë kërkesa” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por se ai “nuk i di të gjitha”.

“Nëse ka vërtet aq shumë sa kemi dëgjuar, atëherë do të duhet kohë për t’i shqyrtuar të gjitha”, tha ai.

Previous Post

Thuajse 50 turistë izraelitë bllokohen në Sarajevë, pasaportat e tyre u hodhën në kosh nga hoteli

Next Post

Një i vdekur nga zjarret në Portugali, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët prej tre javësh

Related Posts

Botë

Qeveria britanike jep udhëzime mbijetese në rast fatkeqësish, 9 gjërat që duhet të ketë çdo shtëpi

17/08/2025
Botë

Pagat në Zvicër pritet të rriten në vitin 2026, prin sektori i ndërtimit

17/08/2025
Botë

Një i vdekur nga zjarret në Portugali, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët prej tre javësh

17/08/2025
Botë

Zelensky: Putin ka shumë kërkesa të fshehta, kemi nevojë për negociata të vërteta

17/08/2025
Botë

Tre të vdekur, 8 të plagosur në të shtënat masive në një restorant të Nju Jorkut

17/08/2025
Aktuale

Putin kërkon gjithë Donbasin – Trump: “Rusia është fuqi e madhe, Ukraina jo

17/08/2025
Next Post

Një i vdekur nga zjarret në Portugali, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët prej tre javësh

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk