Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zekolli-Shaqiri: Gjuha e urrejtjes ndaj nesh,fjalor i impotencës dhe frymë e injorancës

21/08/2024
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Individualisht dhe kombëtarisht jemi dëshmitarë të ngritjes dhe zgjerimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, si individë apo si komb. Dëshmia fatkeqësisht, nuk përcillet nga koshienca edhe nga ndërgjegjja jonë individuale dhe kombëtare për të definuar motivet dhe shpërndarësit e kësaj ligësie, gjë që na bën të ndjehemi të ofenduar, të revoltuar dhe në raste ekstreme, edhe të dëshpëruar. Prandaj, është koha të definojmë natyrën dhe arsyet e shpërndarjes së kësaj ligësie drejtuar ndaj nesh.
Edhe pse e konstruktuar si ofendim, gjuha e urrejtjes ndaj nesh është, në fakt, gjuhë e zilisë, fjalor i impotencës dhe frymë e injorancës. Ndërsa mënyra e përhapjes së gjuhës së zilisë, në fakt, përshkruan intensitetin e ngritjes dhe sukseseve të shqiptarëve. Thënë shkurt, duhet të mësohemi që sa më shumë suksese të arrijmë, aq më shumë do të rritet intensiteti i ndjenjës së zilisë, përjetimit të kërcënimit dhe shfryrjes së urrejtjes.
Nga një popull i përjashtuar, për më pak se një çerek shekulli, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut – po, nga Shkupi dhe Struga, Tetova dhe Kumanova, Gostivari e Kërçova, Dibra e Krusheva – arritën të rizbulojnë, ridefinojnë, ringriten dhe rikthejnë shkëlqimin e viteve para Luftës së Dytë Botërore. Mes nesh kemi nobelistë e olimpistë, kemi kirurgë me përvojë dhe filologë me emër evropian, kemi universitete dhe kemi çerdhet më të zhurmshme e hareshme. Na adhurojnë në Tiranë e Prishtinë, na zbulojnë lashtësinë në Kumanovën Dardane dhe Ohërin e Linit. Kjo, me të drejtë, na bën krenarë dhe na frymëzon. Kjo, njëkohësisht, bën shumë të ndjejnë zili dhe të shpërthejnë urrejtjen, sepse asgjë tjetër përveç urrejtjes nuk kanë për të përballuar. Ne vazhdojmë hapat drejt sukseseve tona, të përbashkëta. Karvani ynë kombëtar nuk ndalet dot dhe është jo vetëm humbje kohe, por edhe poshtëruese që të ndalemi dhe të humbasim kohë në sqarime dhe dialogje me ata që shprehin inferioritetin e tyre që ua ka zënë frymën. Dialogu me të tillë, polemikat dhe fjalosjet me njerëzit e gjuhës së zilisë vetëm se i faktorizon dhe i shpëton nga ndjenja e inferioritetit dhe mjerimit të injorancës.
Nuk na ndalin dot. Urrejtja e tyre, zilija e tyre, vetëm se na motivon të arrijmë më shumë dhe të ngrihemi më lart.
P.S “When they go low, we go high” – Michelle Obama
Kaltrina Zekolli Shaqiri /Zëvendësministre e Ministrisë së Transportit
Previous Post

Daku thyen rekorde të njëpasnjëshme te Rubini, përkundër se po luan me lëndim

Next Post

Mickoski: Dhen reforma në gjyqësor, deri më tani nuk ka propozim konkret nga profesionistët dhe ekspertët

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi mirëpret deputetin Bekim Sali në Saraj

14/09/2025
Maqedoni

MASH: Mësim online në katër shkollat e Gazi Babës, për shkak të zjarrit në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI flet për ajrin, por 20 vite i helmonte qytetarët me korrupsion!

14/09/2025
Maqedoni

Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Next Post

Mickoski: Dhen reforma në gjyqësor, deri më tani nuk ka propozim konkret nga profesionistët dhe ekspertët

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk