Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, ka dhënë një mesazh të qartë mbi angazhimin politik dhe moral ndaj qytetarëve që kanë besuar në vizionin e saj dhe të forcës që përfaqëson.

“Ky besim nuk është dhënë për interesa personale, por për vlera, për ndershmëri, për përkushtim dhe për një vizion të ri që synon t’i japë fund një realiteti zhgënjyes që ka zgjatur për vite me radhë,” shkruan Zekolli.

Ajo thekson se mbështetja e qytetarëve nuk duhet parë si privilegj, por si një përgjegjësi e përditshme, duke shtuar se ndryshimi i vërtetë kërkon kohë dhe përkushtim të qëndrueshëm.

“Ne nuk kemi luksin të zhgënjejmë sërish njerëzit që na dhanë shpresë,” shkruan ndër të tjera Zekolli, duke theksuar se largimi nga rruga e angazhimit është zgjedhje individuale, por përgjegjësia institucionale mbetet e palëkundur.

Mesazhi i saj vjen në një kohë kur kërkohet një standard më i lartë llogaridhënieje dhe etike në politikë, ndërsa qytetarët presin veprime konkrete dhe të qëndrueshme.

Në vazhdim statusi i plotë:

Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve!

Në çdo proces politik, ajo që ka rëndësi themelore është besimi i qytetarëve. Ky besim nuk është dhënë për interesa personale, por për vlera, për ndershmëri, për përkushtim dhe për një vizion të ri që synon t’i japë fund një realiteti zhgënjyes që ka zgjatur për vite me radhë.

Ata që na besuan, na votuan sepse panë te ne një mundësi për ndryshim të vërtetë, jo të shpejtë e sipërfaqësor, por të qëndrueshëm e të ndërtuar me përkushtim. Dhe ndaj tyre kemi një borxh të madh moral dhe politik: të qëndrojmë të pandikuar nga lëvizje individuale dhe të përkushtuar ndaj asaj për të cilën na kanë mandatuar.

E dimë që pritjet janë të mëdha, e rezultatet nuk vijnë menjëherë. Por rruga që kemi zgjedhur është e qartë: të punojmë me ndershmëri, me përulësi dhe me respekt të thellë për ata që presin jo fjalë të mëdha, por veprime të qëndrueshme.

Cilido që largohet nga kjo rrugë bën një zgjedhje personale, por përgjegjësia jonë mbetet e pandryshuar, për të qenë zëri, mbështetja dhe garancia e qytetarëve që besuan se mund të ndërtohet një politikë ndryshe.

Ne nuk kemi luksin të zhgënjejmë sërish njerëzit që na dhanë shpresë. Prandaj, do të vazhdojmë të qëndrojmë aty ku kemi qenë që në ditën e parë: pranë qytetarëve, me përkushtim të plotë dhe me bindjen se besimi i dhënë nuk është thjesht votë, por përgjegjësi e përditshme.

Previous Post

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri

Next Post

Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve

Related Posts

Maqedoni

Varg pakënaqësish ndaj Taravarit nga anëtarët e ASH-së

14/05/2025
Maqedoni

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

14/05/2025
Maqedoni

Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?

14/05/2025
Maqedoni

Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve

14/05/2025
Maqedoni

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri

14/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi zbulon: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai vetëm të deklarohet publikisht se nuk ka bashkëpunim me BDI-në

14/05/2025
Next Post

Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve

Varg pakënaqësish ndaj Taravarit nga anëtarët e ASH-së

14/05/2025

Spasovski: Ligji për tragjedinë në Koçan është detyrim moral dhe institucional

14/05/2025

Limani: Sa e sigurt është ASH-ja e Taravarit për deputetët që i ka?

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk