Zejdi, nismë në Kushtetuese për regjistrimin

I pyetur pse pikërisht tani dorëzon një nismë të tillë, Rexhepi arsyetohet se tani ndjehen pasojat pasi gjatë shfrytëzimit të fondeve nga komunat por edhe gjatë punësimeve, përqindja e komuniteteve bazohet vetëm në popullsinë rezidente.

“Ligji ka kaluar në Kuvend, metodologjia është në ingerenca të Entit për Statistika. Pasojat e kësaj nuk janë ditur derisa nuk erdhi qeveria monoetnike me legjitimitet monoetnik dhe antishqiptar që është aktualisht kjo qeveri. Edhe nëse ka qenë lëshim, ka qenë lëshim i qeverisë së kaluar pa asnjë dyshim por megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të korigjohet ky lëshim. Gjykata Kushtetuese e ka atë kompetencë, për të korigjuar lëshimet dhe gabimet e bëra. Është më se njerëzore, më mirë vonë se asnjëherë të mos korigjohet një lëshim dhe një gabim”, tha Skender Rexhepi – Deputet LP.

Rexhepi iniciativën e ka dorëzuar në emër të tij dhe nuk i ka njoftuar partnerët e koalicionit nga Fronti Europian.

“Askënd nuk e kam informuar por do i informoj me kalimin e kohës, pasi që ne jemi në koalicion por në funksionimin tonë jemi autonom. Por do t’i informojmë dhe besoj që do të hasim në mirëkuptim”, u shpreh Skender Rexhepi – Deputet LP.

Në iniciativën e dorëzuar, Rexhepi konsideron se janë prekur nenet 6, 8, 9 dhe 51 nga Kushtetuta si dhe neni 6 nga Ligji për Regjistrim, i cili parasheh regjistrimin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse gjatë periudhës së regjistrimit janë në vend apo jashtë.

Në janar të vitit 2021, Kuvendi me 62 vota “PËR”, pa asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur miratoi ligjin për regjistrimin e popullsisë. Ligji kaloi edhe votimin e dyfishtë, përkatësisht votimin me badenter./ Alsat.mk

Next Post