Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Zbatimi i gjuhës shqipe, Gjykata Penale kthen mbrapsht nismat, asnjë gjobë për shkelësit e ligjit

18/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykatës të Gjykatës Penale të Shkupit nga Njësiti për Kundërvajtje i kanë kthyer në rishqyrtim 12 iniciativat e para të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhës, i cili kërkon gjobitjen e institucioneve dhe zyrtarëve shtetërorë që nuk e respektojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, mëson Alsat.

Inspektorati, iniciativat i ka dorëzuar në janar të vitit 2024, pasi ka konstatuar mosrespektim të dispozitave ligjore, ndërkaq pas një viti subjektet janë përballur me përfaqësuesit e Inspektoratit para gjykatës. Sipas burimeve të Alsat, gjykatësit kanë rikthyer në shqyrtim lëndët e Inspektoratit nën arsyetimin se ka parregullsive teknike, të cilat duhet të korrigjohen.

Sipas procedurës, gjykatësit e lëndëve, duhet që të dorëzojnë sërish kërkesë zyrtare tek Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të cilët me iniciativat e korrigjuara duhet sërish të shkojnë në gjykatë për t’i mbrojtur lëndët, në të cilat kërkohet gjobitja e shkelësve të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Pas ballafaqimit të serishëm, palët sërish kanë të drejtë ankese.

Inspektorati, siç mëson Alsat, në mungesë të mjeteve financiare, në gjykatë madje nuk ka as përfaqësues ligjor, gjegjësisht avokat. Edhe pse nuk janë kompetentë, inspektorët “veshin petkun” e avokatit dhe detyrohen që vetë t’i mbrojnë lëndët kundër shkelësve, të cilët për ironi shpesh përfaqësohen nga avokatët.
Për çudi, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është i vetmi inspektorat në shtet që nuk mund t’i gjobisë subjektet që nuk e respektojnë ligjin. Inspektorët, kanë të drejtë vetëm të japin vërejtje nëse një institucion apo zyrtar nuk e respekton Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Nëse të njëjtit nuk i përmirësojnë lëshimet e konstatuara, atëherë Inspektorati ngre iniciativë para Gjykatës Penale në Njësitin për Kundërvajtje. Me një fjalë, në mungesë të fuqisë ligjore për të gjobitur, Inspektorati detyrohet që ta bind gjykatësin me prova që t’i gjobisë shkelësit. Nga Inspektorati paraprakisht ka pasur iniciativë për ta ndryshuar Ligjin për Inspektoratin, megjithatë i njëjti është bllokuar në Kuvend prej vitit 2022.

Megjithatë, që nga miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në vitin 2019, nuk është gjobitur asnjë institucion dhe funksionar për mosrespektim të gjuhës shqipe, pavarësisht se ky ligj ka niveli të lartë të moszbatimit, gjegjësisht shkeljes nga ana e zyrtarëve dhe institucioneve shtetërore. Kjo, dëshmohet pikërisht me raportet e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Prej qershorit të vitit 2021 deri në qershorin e vitit 2024, inspektorët e këtij inspektorati kanë kryer gjithsej rreth 360 inspektime. Prej tyre, madje në 246 inspektime apo në 70% të rasteve është konstatuar parregullsi, respektivisht mosrespektim të gjuh

Previous Post

Fillon shembja e objekteve të egra, Kasami: Tetova nuk është pronë private që mund të uzurpohet

Next Post

Talat Xhaferi: Adnan Azizi, të kërkojë falje për shpifjet ndaj meje dhe familjes time!

Related Posts

Maqedoni

Sadiku: Filloi asfaltimi i rrugës “Uji i Kuq – Presllap (Kitkë)”

27/08/2025
Maqedoni

Alsat: Kjo është marrëveshja– 1.8 milionë euro nënshkruajti Osmani me Eurovian

27/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Investim mbi 1 milion euro për infrastrukturën nëntokësore në Sahat Kullë

27/08/2025
Maqedoni

ASh: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë

27/08/2025
Maqedoni

Kasami: Tetova do të bëhet me dy shkolla të reja

27/08/2025
Maqedoni

Parandalohet kontrabandë masive e drogës në pikën kufitare Bogorodicë

27/08/2025
Next Post

Talat Xhaferi: Adnan Azizi, të kërkojë falje për shpifjet ndaj meje dhe familjes time!

Sadiku: Filloi asfaltimi i rrugës “Uji i Kuq – Presllap (Kitkë)”

27/08/2025

Alsat: Kjo është marrëveshja– 1.8 milionë euro nënshkruajti Osmani me Eurovian

27/08/2025

Mexhiti: Investim mbi 1 milion euro për infrastrukturën nëntokësore në Sahat Kullë

27/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk