Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Xhamia shqiptare merr çmimin e parë për “Arkitekturën më të bukur fetare në botë”

22/02/2025
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Xhamia e Ballies në Elbasan ka marrë çmimin e parë për “Arkitekturën më të bukur fetare në botë” në garën ndërkombëtare “Building of the Year 2025” të organizuar nga “ArchDaily”, platforma më e madhe globale për arkitekturë dhe dizajn.

Kjo xhami e ndërtuar në vitin 1608 e shembur gjatë diktaturës dhe e rindërtuar në 2022 është një nga objektet e kultit me vlera unike. Hartuesit janë kujdesur të ndërthurin arkitekturën tradicionale islame me elementet moderne, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për besimtarët dhe një vepër arti arkitekturore të jashtëzakonshme.

“Ne kemi dashur që të interpretojmë dimensionin e kohes si një koncept shumë të rëndësishëm ne parimet islame, nëpërmjet elementeve të ndryshëm dhe nëpërmjet ndjesisë që përçon çdo besimtarë në kohën që ai shpenzon ne ketë xhami. Kemi dashur që te interpretojmë kohën me materialet që kemi përdorur ne kete xhami, si në ato materiale që kemi përdor ne ambientet e brendshme ashtu dhe jashtë. Si bakri një element i cili me kalimin e kohës fiton me shumë dinjitet, që duke kaluar procese kimike behet me i hijshëm”, thotë Jurtin Hajro, arkitekt.

Xhamia Ballies ndërtuar nga Hasan Balliu, është e njohur edhe si “xhamia blu” për bukurinë dhe madhështinë që ka pasur, sidomos minarenë e saj, e cila ka pasur një model dekorativ origjinal që ishte i veçantë për kohën. Pas shumë vitesh, Xhamia e Ballies është ringritur në një version të ri dhe më madhështor, duke ruajtur dhe përforcuar identitetin e saj.

“Xhamia Ballies është një nga xhamitë me të vjetra të Elbasanit, por për të ardhur keq si të gjitha objektet e kultit u shkatërrua nga sistemi komunist atëherë. Por fale zotit falë përpjekjeve tona u rindërtua po ne kete vend ku ka qene xhamia Ballies. Dhe ajo që na gëzon më shumë është që duke qene xhamia Ballies ka qene një nga xhamitë me te bukura, ne fituam kete çmim si xhamia me e bukur në rang botëror. Kjo është një krenari dhe respekt”, shprehet Agim Duka, Myftiu i Elbasanit.

Si i vetmi objekt kulti në Evropë që ka fituar këtë çmim, xhamia tashmë është vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke dëshmuar se trashëgimia dhe arkitektura shqiptare kanë një vend të rëndësishëm në skenën globale.

Previous Post

Xheneta shfaqet e lumtur në shoqërinë e Jozit

Next Post

Shqiptarët renditen pas gjeorgjianëve për kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024

Related Posts

Shqipëri

Brukseli përgëzoi Shqipërinë për kapitujt e negociatave, reagon Rama: Të ecim përpara, së bashku

04/11/2025
Shqipëri

Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh

02/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Shqipëri

Ardian Nuhiu trajneri i ri i Tiranës

31/10/2025
Shqipëri

SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

31/10/2025
Shqipëri

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet ditë zie

31/10/2025
Next Post

Shqiptarët renditen pas gjeorgjianëve për kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk