Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Xhaka si Zidane, i penduar pasi goditi me kokë kundërshtarin: Më shau familjen, nuk durova!

30/06/2023
Xhaka si Zidane, i penduar pasi goditi me kokë kundërshtarin: Më shau familjen, nuk durova!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Taulant Xhaka, pjesë e Basel nuk mundi t’i mbante nervat në ndeshjet e datës shtatë maj ndaj Zurichut teksa në minutën e 12-të shtesë të fraksionit të dytë, goditi me kokë kundërshtarin kroat Nikola Katic.

Një veprim që sigurisht u ndëshkua me karton të kuq ndërsa më pas mesfushori shqiptar mori edhe një pezullim prej tetë ndeshjesh. Ndërkohë, për herë të parë në një intervistë për BaZ dhe Blick, 32-vjeçari shfaqet i penduar ndërsa zbuloi se gjatë gjithë ndeshjes ishte provokuar nga kundërshtari dhe se në fund nuk mundi t’i mbante nervat pasi kroati e shau nga familja.

“Humba kontrollin dhe kjo është diçka që nuk duhet të më ndodhë mua. Ishte një veprim që nuk ka vend në fushat e futbollit, djali im e pa ndeshjes së bashku me bashkëshorten time. Dhe, nuk më pëlqeu aspak kur më pyeti në shtëpi nëse ishte faull, apo në momentin kur u mundua të më imitonte. Ishte diçka që nuk më bëri të ndjehem mirë.

Kundërshtari më provokoi gjatë gjithë ndeshjes, në fillim ia dola t’i mbaja nervat. Por, pasi u ndëshkova me karton të verdhë e më pas të kuq ai vendosi bluzën para gojës dhe më shau nga familja. Më ofendoi gruan, fëmijët, familjen. Nuk munda t’i mbaja më nervat.

Pezullimi me tetë ndeshje? Prisja edhe më shumë, 10 apo 11. Tani po e shfrytëzoj këtë periudhën e pezullimit si avantazh pasi po shoh nga distanca mënyrën si punon dhe si lëviz skuadra me trajnerin e ri. Për fat mund të luaj në ndeshjet europiane.

Nga ana tjetër, nuk më pëlqen që etiketohem si një lojtar agresiv. Në karrierën time kam marrë vetëm gjashtë kartonë të kuq dhe para kësaj me Zurichun, isha përjashtuar vetëm një herë për arsye disiplinore. Kam 13 vite karrierë dhe nuk e kuptoj pse sillen sikur unë bëj veprime agresive çdo dy javë”, u shpreh Xhaka./SuperSport

Previous Post

Chelsea kërkon 25 mln euro, Milan gati të afrojë Pulisic

Next Post

Ulni tensionin e lartë me këto tre metoda natyrale dhe shumë efektive

Related Posts

Sport

City turpëron United në derbin e Manchesterit, Liverpulin e shpëton një penalltinë fund kundër ekipit të Brojës

14/09/2025
Shqipëri

“Leskovac”, Vuçiç konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

14/09/2025
Sport

Broja debuton në Premier League me Burnley në supersfidën ndaj Liverpool

14/09/2025
__kateg

Bardhi shënon supergol, por fitoren e merr Alanyaspori

13/09/2025
Maqedoni

Shkupi pa fat në Strumicë, humb me rezultat minimal dhe mbetet ende pa pikë

13/09/2025
Aktuale

Tre shqiptarë e çojnë Turqinë në finalen e Europianit të Basketbollit

13/09/2025
Next Post
Ulni tensionin e lartë me këto tre metoda natyrale dhe shumë efektive

Ulni tensionin e lartë me këto tre metoda natyrale dhe shumë efektive

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

15/09/2025

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

15/09/2025

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk