Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Xhaka i nervozuar me humbjen: Ajo që tregoi Danimarka s’ka të bëjë me respektin

06/09/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, u shpreh tejet i nervozuar me humbjen nga Danimarka në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve për këtë edicion.

Zvicra u mposht 2:0 në Kopenhagë, ndërsa e përfundoi ndeshjen me dy lojtarë më pak. Fillimisht në fillim të pjesës së dytë u përjashtua Nico Elvedi, ndërsa kah fundi Xhaka mori kartonin e dytë të verdhë. Për këtë, do të mungojë pas katër ditëve kundër Spanjës.

Por yllit të Leverkusenit i ka mbetur hatri me sjelljen e lojtarëve danezë.

“Vitet e fundit jam bërë më i qetë. Por kur një lojë është aq e padrejtë sa ishte dje, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt është në fakt shumë e rëndësishme. Por ajo që treguan lojtarët danezë nuk ka të bëjë me respektin. Ne u sollëm në mënyrë shembullore në pjesën e parë. Kur një lojtar danez ishte i shtrirë në tokë, ne e dërgonim topin jashtë lojës. Në pjesën e dytë, lojtarët danezë panë që Breel ishte në tokë. ata nuk e dërguan topin jashtë dhe ne pranuam gol. Pjesa tjetër është histori”, ka thënë Xhaka.

31-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk duhej të merrte karton të kuq. Por shton se ka momente kur një lojtar humbet veten.

“Gjithashtu e di se nuk duhet të ndodhë (të marrë karton të kuq). Por fatkeqësisht ka momente kur humbet veten. Është e hidhur për mua dhe është e hidhur për ekipin. Nuk duhej të ndodhte. Por ndodhi dhe tani duhet të shohim përpara”, ka deklaruar Xhaka, duke u shprehur gjithashtu i pakënaqur me referimin.

Previous Post

Bitcoin pëson sërish rënie, ja sa vlerësohet në treg

Next Post

Pandov: Angazhimi me punë është mënyra më e mirë për risocializimin e të burgosurve

Related Posts

Sport

Ronaldo përmbys historinë e futbollit me një tjetër rekord botëror

15/10/2025
Sport

Këto janë 28 kombëtaret që siguruan biletën për në Botëror

15/10/2025
Aktuale

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Shqipëri

Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

14/10/2025
Shqipëri

Sot ndeshja Shqipëri-Jordani, policia njofton masat: Kufizim qarkullimi në disa akse

14/10/2025
Sport

Ndryshim i rëndësishëm në formatin e Ligës së Kampionëve

14/10/2025
Next Post

Pandov: Angazhimi me punë është mënyra më e mirë për risocializimin e të burgosurve

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk